Taulant Dedja: Këshilli i Evropës, është shkollë demokracie

573
Sigal

Nga disa media mësova që një zyrtar i Qeverisë së Rilindjes së vdekur është përpjekur të krijojë insinuata (pas vendimit të Këshillit të Evropës për të mos monitoruar votimet) në lidhje me institucionin prestigjioz paneuropian, pjesë e të cilit është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut bashkë me Asamblenë Parlamentare dhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.
Unë kam qenë 8 vjet anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe 4 vjet përfaqësues i Shqipërisë në Komitetin për Demokracinë Lokale. Gjithashtu drejtues i grupit të eksperteve për Reformën e Decentralizimit realizuar nën kujdesin dhe me financimin e Këshillit të Evropës. Kësisoj, nuk mund të rrija pa reaguar ndaj një deklarate provokative që përpiqet të denigrojë një institucion që është mbi të gjitha një shkollë e vërtetë demokracie. Po si në çdo shkollë, edhe tek kjo shkollë ka nxënës mbetës… se klasa nuk kalohet vetëm, se ke studiuar për anglisht dhe asgjë tjetër… Zyrtari në fjalë e tregoi që nuk është veçse një servil i shefit të tij që dikur e quante “Berisha socialist”. Këtë e kam të dëgjuar me veshët e mi. Është e pafalshme për ish-kryetarin e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të stigmatizojë një institucion, ku jemi pjesë prej vitesh, një institucion që ka bërë aq shumë për Shqipërinë dhe, veçanërisht, për demokracinë lokale në Shqipëri. Por kur s’je i zoti të bësh punë tjetër, përveçse zyrtaruc partie e shet dhe nderin, dhe moralin dhe dinjitetin. E kujtoj shumë mirë nga koha kur isha dhe vetë në delegacionin e Kuvendit në Këshillin e Evropës, që ish-kryetari me shumë se në seanca e kalonte kohën në shopping. Me atë deklaratë që ka bërë tregoi që ka hyrë shul e ka dalë lloz nga Këshilli i Evropës.