Tatimet, sqarime me “Call Center”

551
Ndryshimet e shpeshta ligjore në fushën fiskale, janë një nga problemet e biznesit, i cili e ka të pamundur të informohet në kohë reale, për rregullat e reja.
Por nga muaji shkurt, administrata tatimore ka futur shërbimin telefonik “Call Center”, shërbim ky i cili i vjen në ndihmë çdo biznesi, për t’u informuar mbi paqartësitë e rregullave.
Shifrat e deritanishme tregojnë se kërkesat e biznesit për informacion janë të mëdha. Gjatë muajt shkurt, janë shënuar 25 mijë telefonata, kryesisht nga biznesi i vogël.
Vetëm në një ditë, numri mesatar i thirrjeve arrin në 1000 të tilla. Telefonatat mund të kryhen nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites në numrin pa pagesë 0800 00 02.
Sigal