Tatimet nisin kontrollet për verifikimin e subjekteve me risk

485
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se nëpërmjet  Hetimit Tatimor dhe strukturave të saj po vijon punën në terren për të verifikuar subjektet me risk. Sipas DTP-së,  fokusi kryesor i punës së strukturave hetimore do të jetë kontrolli i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në qendrat e qyteteve kryesore në vend, në zonat me aktivitet të lartë, si dhe në tregje.

Objektivat kryesore

-Kontrolli i tatimpaguesve që rezultojnë me rënie të xhiros, krahasuar me një vit më parë

-Garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjislacionit tatimor

-Faturimi dhe lëshimi i kuponit tatimor

Në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve theksohet se “Administrata Tatimore në asnjë rast nuk ka si qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.”