Task Forca e ujit, në dy ditë ndërpriten 189 lidhje të paligjshme

465
Vetëm në dy ditët e fundit Task forca për ujin e pijshëm, pas verifikimeve, ka ndërprerë 189 lidhje të paligjshme, kryesisht në periferi të Tiranës. Grupet e punës në terren, të shoqëruar nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, kanë bërë verifikimin e 790 rasteve, dhe kanë evidentuar lidhje të paligjshme apo përdorim të ujit të pijshëm për ujitje tokash dhe të mbjellash bujqësore. Që nga dita e parë, nga 14.535 raste të verifikuara nga grupet e punës, numri i lidhjeve të paligjshme të prera nga specialistët është 2601 raste, ndërsa janë gjobitur dhe 299 abonentë.

Paralelisht me prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe për disiplinimin e çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm, është punuar edhe për lidhjen e kontratave të rregullta me UKT-në. Në dy ditët e fundit janë nënshkruar 216 kontrata të reja. Në total, numri i kontratave të reja ka arritur në 1557, si dhe është bërë e mundur nënshkrimi i 485 aktmarrëveshjeve për pagesat e ujit të pijshëm.

Specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë punuar dhe në drejtim të vendosjes së matësve të rinj të ujit, ku gjatë dy ditëve në kryeqytet janë instaluar 286 të tillë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2548 matës uji.
Sigal