Tarifat e reja/ Dokumentet e pronës, ja sa do të paguani në Arkiv

709
Miratohen tarifat e reja për të gjithë dokumentet që dalin nga Arkivi i Shtetit. Udhëzimi që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivit, Ardit Bido është botuar në Fletoren Zyrtare dhe se brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës, qytetari ka të drejtë që kërkesa e tij të rishikohet pa tarifë pranimi dhe mbas këtij afati, duhet të bëjë aplikim të ri. Tarifa të dokumenteve arkivore që kanë lidhje me probleme autobiografike; gjendje civile (lindje, martesa, vdekje), vjetërsi në punë etj. Fillojnë nga 500 lekë deri në 4.000 lekë . Tarifa e fotokopjimit 50 lekë/fletë. Kërkesa pronësie; organe shtetërore e jo shtetërore, persona fizikë e juridikë privatë, kur nuk janë fond krijues: a) Tarifa e pranimit 1500 lekë b) Tarifa e pranimit për përgjigje të përshpejtuar (1-5 ditë) 10.000 lekë c) Tarifa e fotokopjimit 100 lekë/fletë d) Kërkesa të shtetasve të huaj 15.000 lekë e) Tarifa e fotokopjimit për shtetasit e huaj 200 lekë/fletë.
DOKUMENTET E PRONËS
Kërkesa pronësie; organe shtetërore e jo shtetërore, persona fizikë e juridikë privatë, kur nuk janë fond krijues. Për ta janë parashikuar tarifat: a) Tarifa e pranimit 1500 lekë: b) Tarifa e pranimit për përgjigje të përshpejtuar (1-5 ditë) 10.000 lekë. c) Tarifa e fotokopjimit 100 lekë/fletë d) Kërkesa të shtetasve të huaj 15.000 lekë. e) Tarifa e fotokopjimit për shtetasit e huaj 200 lekë/fletë. Brenda 15 ditëve, qytetari ka të drejtë që kërkesa e tij të rishikohet pa tarifë pranimi dhe mbas këtij afati, duhet të bëjë aplikim të ri.


Sigal