TAP përmbyll punimet për rrugët dhe urat ndihmëse në qarkun e Korçës

528
Sigal

Trans Adriatik Pipeline ka përfunduar
punimet për rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në zonat më të izoluara
të qarkut të Korçës.

Për të parë nga afër
infrastrukturën e përmirësuar zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi, zëvendës
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, Kryetari i Bashkisë së Korçës,
Sotiraq Filo, dhe drejtuesit e TAP në Shqipëri organizuan një vizitë
inspektimi.

Ashtu si edhe ishte parashikuar,
faza e parë e punimeve për të përmirësuar infrastrukturën rrugore përgjatë
gjurmës së gazsjellësit në qarkun e Korçës përfunduan para fillimit të dimrit.

Në zonat më të largëta malore të
Korçës, nga ana e projektit TAP janë rindërtuar apo ndërtuar nga e para rreth
15.5 km rrugë dhe 9 ura që lidhin fshatrat me zonën urbane. Tashmë zonat më të
thella malore të Korçës, si fshati Shtyllë, nuk do të kenë më problem të lidhen
gjatë stinës së ftohtë me qytetin apo me fshatrat përreth.

 

• Në Korçë janë rindërtuar 9 ura dhe rreth 15.5 km rrugë.

• Janë bërë mbi 150’000 m3
gërrmime


• Është përdorur rreth 90’000 m3
çakull


• Janë ndërtuar 2 ura dhe 53
vepra arti
 

• Është bërë përforcimi i
skarpatave në një sipërfaqje prej 7’000 m2
 

• Janë ndërtuar 7’570 m3 mure
mbajtëse


• 37’000 m2 argjinaturë
mbështetëse / mbrojtëse dhe bimësi (bar)


• Për të rritur sigurinë e rrugës
se re, janë vendosur 9’000 m sinjalistikë vertikale