TAP, Banorët bllokojnë punimet

103
Banorët e njërit prej fshatrave ku do të kalojë gazsjellësi TAP, protestojnë duke kërkuar dëmshpërblim për tokat. Në fshatin Ullinjas të Beratit, banorët kanë bllokuar punimet për gazsjellësin. Ata ankohen se përveç dëmshpërblimit të padhënë, prej tre muajsh iu është shkatërruar rruga dhe ura e vetme e cila i lidh me pjesën tjetër të fshatit. Banorët paralajmërojnë se do të protestojnë çdo ditë, duke penguar punën për gazsjellësin nëse nuk iu plotësohen kërkesat.