Taksistët 4+1 të Elbasanit akuza policisë së Tiranës: Na gjobitin sa na shohin

649
Shoqata e Taksistëve 4+1 në Elbasan, e cila ka të regjistruar plot 60 automjete të tilla, akuzon Policinë Rrogore të Tiranës, tatimorët dhe Shfrytëzimin e Automjeteve pasi nuk ka ditë që nuk i gjobit dhe bllokojnë ata kur bëjnë rrugën drejt kryeqytetit me pasagjerë. Arsyeja sipas kreut të kësaj shoqate për Elbasanin zotit Yllson Avdillari është se, “taksitë 4+1 të Elbasanit duhet të shkojnë plot me pasagjerë në Tiranë, por duhet të kthehen bosh, një logjikë boshe, dhe pa asnjë shkak ligjor, gjë e cila nuk ndodh në asnjë rreth tjetër”. Kreu shoqatës Avdillari tha se “ne jemi të gjithë të liçensuar, paguajmë rregullisht detyrimet tatimore, dhe rrugore, pajisemi me dokumentacion të rregullt, po ashtu edhe pasagjerët që marrim, por kemi vite që sfidohemi nga shteti dhe pirateria, na gjobitin pa shkak si policia e Tiranës, ashtu edhe ajo e Shfrytëzimit të Automjeteve, kur dihet se në Dispozitat e Përgjithshme pika 11 germa-b thuhet se “të njëjtët udhëtarë të cilët kanë pronotuar ose rezervuar më parë në vajtje një taksi 4+1 dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj, kanë të drejtë të kthehen me të njëjtën taksi 4+1”. Kjo gjë vlen për të gjitha taksitë 4+1 që kryejnë shërbime jashtë rrethit të tyre, duke i lejuar ata të marrin në kthim pasagjerët në rrethin e regjistruar. Shoqata e Taksistëve 4+1 në Elbasan ka vite që ankohet tek Policia Rrugore Tiranë, tek Drejtoria e Tatimeve Elbasan dhe Tiranë dhe Policia e Shfrytëzimit të Automjeteve Tiranë, por deri sot përgjigja e tyre është sa e palogjikshme aq edhe absurde duke ju deklaruar se “keni të drejtë me ligj, por nuk e dimë se çfarë të bëjmë me ju, kemi urdhër nga lart tju pengojmë të mbushni taksitë me pasagjerë”. Por kreu Shoqatës së Taksistëve 4+1 Elbasan, duke denoncuar fushatën e shfrenuar të gjobitjeve dhe ndëshkimeve antiligjore, nuk ngurron të denoncojë edhe piraterinë dhe ndikimin e agjensisë së vetme që kryen me autobuzë çdo 30 minuta linjën Elbasan-Tiranë e kthim. Zoti Avdillari tha se “sulmet dhe mungesa e përgjigjeve zyrtare dhe ligjore e kanë burimin tek ndikimi agjensisë që disponon autobuzat e linjës Elbasan-Tiranë, të cilët nuk kërkojnë të kenë taksitë tona në atë linjë, por ne jemi të liçensuar, dhe tatimpagues të rregullt, në biznesin privat duhet të punojnë ata që janë të ligjshëm”. I Avdillari tha se “në Elbasan Policia Rrugore e di se ka mbi 160 taksi pirate që na sfidojnë ne çdo ditë dhe hesht, dhe konkretisht vetëm për zonën tone në Elbasan janë 12 taksi 4+1 pirate tek Zaranika, 20 janë tek kryqezimi Cerrikut, 10 tek turizmi “Skampa”, 4 tek Kristoforidhi, 8 tek stadium, 10 tek spitali, dhe 5 fishi tyre nëpër qytet, që punojnë çdo ditë, mbushen dhe bëjnë rrugën e Tiranës, Durresit, Korçës, etj, pa u shqetesuar fare”. Shoqata e Taksistëve 4+1 në Elbasan, apelojnë tek Ministria e Mbrëndshme, Drejtoria e Tatim –Taksave dhe ajo e Shfrytëzimit të Automjeteve, të ndalin fushatën e egër të bllokimit dhe ndëshkimeve antiligjore daj tyre, pasi edhe ata janë pjesë e atyre qindra taksive të ligjshme që punojnë sot në gjithë qytetet e vendit, ndryshe do të dalin në protesta. 
Sigal