Taksat e reja për ndërtesat jashtë funksionit, për bizneset sociale dhe hapësirat e zëna publike

1068
Taksat e reja të vendosura mbi pasuritë e paluajtshme private, përfshijnë gjithë objektet, por duke përcaktuar edhe lehtësi fiskale për disa lloje shërbimesh në arsimin parashkollor, farmaci, mjekësi, arsimin e ciklit të ulët, kulturë, bamirësi, qendra biznesi me konsum masiv për popullatën, objekte që ushtrojnë veprimtari kualifikimesh profesionale e aktivitete artizanale etj. Ja si ndahen këto taksa: 
Në kategorinë “Ndërtesa të tjera”, përfshihen: 
Ndërtesa për shërbime tregtare, administrative etj të ngjashme me to, përfshihen të gjitha ndërtesat hotele, motele, stabiliment turistike, shtëpi pritje, turizëm familje, qendra biznesi, pika karburanti, magazina, depo, bankat, zyrat, njësi tregtare dhe shërbimi të çdo lloji etj). ndërsa me objektet e evidentuara si “Ndërtesa për shërbime shëndetësore, artizanale, social kulturore, arsimore e shkencore”, kuptojmë të gjitha ndërtesat me aktivitet farmaci, klinika, spitale, maternitete, qendra shëndetësore të çdo specialiteti dhe njësitë e shërbimit artizanal si marangoz, këpucar, orëndreqës, etj të ngjashme me to), si shkollat, kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, qendrat kulturore, qendrat sociale, stadiumet, komplekset sportive si palestra, fitnes, pishina të hapura e të mbyllura, ndërtesa shkencore si institute kërkimore, qendra kërkimore, interneti, sallat e koncerteve, video-teka etj. 
Ndërtesa prodhimi 
Do të kuptojmë të gjitha ndërtesat në të cilat ushtrohet aktivitet prodhues si përpunim duralumini, metalesh, druri, tapicerie, letre, kartoni, plasmasi, tulla, tjegulla, blloqe banimi, furra gëlqereje, prodhime ushqimore, prodhim konfeksionesh, prodhim dhe përpunim vajrash, nafte etj, shtypshkronja, prodhim dhe përpunim produktesh farmaceutike dhe të ngjashme me to. 
Ndërtesa të tjera 
Do të kuptojmë të gjitha ndërtesat të cilat nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme. 
Ndërtesa të tjera Ndërtesat në pronësi të organizatave jofitimprurëse, fondacioneve Do të përfshihen pronat të cilat përdoren nga organizatat jofitimprurëse, vendase dhe të huaja, zyrat e përfaqësimit të organizmave ndërkombëtare, ambasadat të njohura ose të regjistruara si të tilla në gjykatë. 
Objekte të privatizuar por të amortizuar, ku nuk zhvillohet aktivitet 
Ndërtesa të amortizuara, të dëmtuara dhe jashtë funksionit, janë ato objekte të ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-ndërmarrjeve shtetërore, të privatizuar, ku nuk zhvillohet aktivitet. Këtu përfshihen të gjithë objektet kapital i Ndërmarrjeve Shtetërore dhe Kapital i ish-Ndërmarrjeve Shtetërore me këto përcaktime: Kur është objekt i ndërmarrjeve shtetërore ekzistuese, të cilat janë tërësisht të amortizuara (vlera e amortizimit mbi masën 80% të vlerës fillestare dhe ndryshimeve përkatëse, sipas pasqyrave kontabël ose kur objekti është i dëmtuar pavarësisht nga vlera e amortizimit. Për këto 2 lloje objektesh, duhet të plotësohet kushti, që ato janë jashtë funksionit dhe në to nuk ushtrohet asnjë veprimtari tjetër. Kur ka qenë objekt i ish-Ndërmarrjeve Shtetërore, të cilat janë privatizuar tërësisht ose pjesërisht Ndërmarrja ose vetë objekti dhe që është tërësisht i amortizuar, në masën mbi 80 % të vlerës fillestare dhe ndryshimeve përkatëse, sipas pasqyrave kontabël, ose kur objekti është i dëmtuar pavarësisht nga vlera e amortizimit. Për këto 2 lloj objektesh duhet të plotësohet kushti që ato janë jashtë funksionit dhe në to nuk ushtrohet asnjë veprimtari tjetër. Për ato kategori ndërtesash banimi, të cilat janë të regjistruara si seli të subjekteve tregtare, taksa e pasurisë përllogaritet dhe paguhet si Kategoria e II-të, në përcaktimin “Ndërtesa të tjera” sipas rastit të ushtrimit të veprimtarisë, duke u përjashtuar nga Kategoria e I-rë të përcaktuara si “Ndërtesa banimi”. 
Këstet e pagesës së taksës vjetore 
Për kategorinë I 
Për objektet “Ndërtesa Banimi”, detyrimi paguhet në 2 këste. Kësti i parë, paguhet brenda datës 30 Prill të çdo viti, ndërsa kësti i dytë paguhet brenda datës 30 Shtator të çdo viti.

Për kategorinë II 
Për objektet “Ndërtesa të Tjera”, detyrimi paguhet me 2 këste. Kësti i parë paguhet brenda datës 20 Prill, ndërsa kësti i dytë paguhet brenda datës 30 Qershor të çdo viti. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 30 Qershor të çdo viti është 30 ditë, pas lindjes së detyrimit. 
Lehtësirat tatimore 
Taksapaguesit, për kategorinë dhe nënkategorinë e pikës së I-rë të përcaktimit të objekteve, të cilët paguajnë të gjithë vlerën e detyrimit tatimor vjetor brenda datës 30 Prill, përfitojnë si kusht lehtësues, reduktimin me ulje në masën10%, të vlerës së detyrimit. 
Taksapaguesit, për kategorinë dhe nënkategorinë e pikës së II-të, të cilët paguajnë të gjithë vlerën e detyrimit tatimor vjetor brenda datës 20 Prill të çdo viti, përfitojnë si kusht lehtësues reduktimin me ulje në masën 10% të vlerës së detyrimit. 
Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme 
Vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Baza e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen si në tabelë. Ndërsa për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme baza e taksës është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 për qind. Vjelja e kësaj takse bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë 3 për qind të shumës së arkëtuar. 
Taksa për zënien e hapësirave publike në territoret e bashkive
Kjo taksë llogaritet mbi hapësirat e zëna për qëllime biznesi. Taksa për zënien e hapësirës publike llogaritet si detyrim mujor i taksapaguesit dhe ka si bazë sipërfaqen publike në metër katrorë të zënë. Nivelet e taksës përcaktohen në ligjin për taksat vendore, por Këshilli i Bashkisë, në kufijtë plus-minus 30% të nivelit tregues të taksës, mund të caktojë nivele të ndryshme të taksës, sipas nivelit të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit që ushtrohet në zona të ndryshme, në qendrat e banuara në administrim territorial të çdo bashkie. 
1. Taksa në Bashkinë e Tiranës: 120 lekë/m2 në muaj
2. Taksa në Bashkinë e Durrësit: 120 lekë/m2 në muaj
3. Taksa në bashkitë Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Lushnje, Gjirokastër: 90 lekë/m2 në muaj 
4. Taksa për të gjitha bashkitë e tjera: 60 lekë/m2 në muaj
Sigal