Taksat e larta largojnë turistët nga Shqipëria

803
Sigal

Qeveria e kryeministrit Rama pretendon se po krijon klimë të përshtatshme për të thithur bizneset e huaja. Ministri i Turizmit, këto ditë predikon se turizmi shqiptar është bërë elitar dhe do të tërheqë këtë sezon turistik një numër shumë më të madh turistësh, se çdo vit tjetër. Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Edhe pse Shqipëria është në konkurrencë më të madhe, se vendet e tjera ballkanike, çmimet në turizëm, por edhe në treg janë shumë herë më të shtrenjta sesa vendet e tjera. Më e keqja është se Shqipëria ka taksat më të larta, në krahasim me vendet fqinje. Kështu, para disa ditësh në portin e Sarandës mbërriti një kroçierë e madhe me turistë, mirëpo pamë që po largohej prapë. U interesuam, pyetëm dhe morëm info nga porti, që qeveria ka rritur taksat për kroçieret dhe për tragetet e vogla. Ky dëm i madh iu bë biznesit sarandiot, pa filluar sezoni, i ikën turistët.