Takimi Tillerson-Wang – SHBA të tregohet e matur me Korenë e Veriut

535
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, nxit Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tregohen të përmbajtura mbi tensionet e Koresë së Veriut.

“Situata është në një udhëkryq, por nuk duhet lejuar zhvillimi i një konflikti”, u shpreh ministri pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson.

Ky i fundit shprehu gatishëmërinë e Shteteve të Bashkuara për të shfrytëzuar çdo mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit mes palëve në çështje të interesave të përbashkëta dhe në adresimin e fushave ku dy vendet nuk pajtohen.

Vetëm një ditë më parë, Tillerson foli për “nivele të rrezikshme” tensioni dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të nisnin një sërë sulmesh paraprake kundër Koresë së Veriut. Peniani po punon për të zhvilluar raketa bërthamore që mund të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Javën e kalar, Koreja e Veriut testoi lëshimin e katër raketave bërthamore, duke shkelur kështu rezolutat e vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Vizita e Tillerson në Pekin është e fundit në turin e tij aziatik, që është karakterizuar nga pasiguria dhe ankthi mbi situatën e krijuar me Korenë e Veriut.

Pavarësisht kritikave të SHBA-së se Pekini nuk ka bërë mjaftueshëm në qetësimin e tensioneve të shkaktuara nga Koreja e Veriut, ministri Wang ka mbrojtur qëndrimin kinez, duke u shprehur se të gjitha palët janë të detyruara të implementojnë sanksione kundër Penianit, por gjithashtu edhe të kërkojnë dialog dhe zgjidhje diplomatike.

“Shpresojmë që të gjitha palët, përfshi edhe miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara, ta trajtojnë situatën në një mënyrë të përmbajtur dhe gjithëpërfshirëse, dhe të arrijnë në një vendim të mençur,” tha zoti Wang.
Sigal