Takimi i fundit i Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautit me vajzat me “Smart”, çfarë filmuan kamerat para vrasjes

179
Grupi hetimor me oficerë të policisë dhe prokurorë të Durrësit ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë të cilave Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti kanë bërë lëvizjet e fundit dje para ekzekutimit me breshëri kallashnikovi.
E pikërisht nga shqyrtimi i pamjeve filmike policia ka arritur të evidentojë edhe personat e takimit të fundit të dy viktimave.

Burime e mbrëndshme bënë me dije se nga pamjet filmike ka rezultuar se pak minuta para atentatit 2 të rinjtë janë takuar në një pikë karburanti me dy vajza, të cilat ishin me një automjet tip “Smart”. Pasi kanë biseduar disa minuta me to, Dalipaj dhe Dauti janë larguar me “Audi”. Deri tani nga pamjet filmike nuk është identifikuar ende automjeti tip Fuoristradë i autorëve, por janë duke u kontrolluar një numër i madh i kasetave të kamerave të bizneseve.

Ndërkaq pritet që pas identifikimit të dy vajzave policia t’i marrë në pyetje për hedhur dritë mbi ngjarjen që dje tronditi Durrësin dhe që dyshohet se ka si motiv hakmarrjen ose larjen e hesapeve për shkak të së kaluarës së dy viktimave.