Takimi i 28-të ndërkombëtar “Lutja për Paqen”, Klosi: “Ne, vendi i paqes”

544
TIRANE – Tirana do kthehet në kryeqytetin e gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, i cili u çel këtë pasdite në Tiranë dhe do të vijojë edhe në datat 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.
Konferencen e hapjes se madhe te mbajtur ne Pallatin e Kongreseve e cila u udhehoq nga Hilde Kieboom e Komunitetit te Sant’Egidios, e celi ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Blendi Klosi. 
Klosi i uroi mirëseardhjen në Shqipërinë e tolerancës fetare përfaqësuesve nga kleri lartë nga e gjithë bota. “Mirësevini në vendin e harmonisë mes besimeve, e mbi 650 xhamive 150 teqeve, 1100 kishave. Mirësevini në vendin e çudirave të bukura”, – tha Klosi.
Ministri tha se Shqipëri prifti dhe hoxha kanë luftuar njëlloj për shkollat shqipe dhe bashkë kanë ndarë qelinë e burgut në diktaturë sepse janë privuar në besimin në zot.
Në fjalën e tij Klosi risolli në vëmendje edhe vizitën e Papa Franceskut në vendin tonë i cili u prit nga të krishterë e myslimanë. Nga kjo konferencë ministri njoftoi se Odeoni i bektashinjve do të jetë gati në këto ditë të paqes.
“Të themi të gjithë së bashku se paqja është e mundur”, – tha Klosi.
Sigal