Takim me fermerët në Peqin/ Vajza i kërkon punë, Rama: Kaloje mikrofonin, si ty ka plot, nuk bëj debat!

525
Kryeministri Rama ishte ditën e sotme në një bashkëbisedim në Peqin me fermerë të zonës për çështjet e bujqësisë.
Sigal

Mirëpo, pasi folën disa syresh, fjalën e mori një vajzë. Ajo menjëherë tha se problemi i saj nuk lidhej me bujqësinë.

Vajza tregoi se kishte përfunduar studimet në infermieri, së bashku me masterin dhe përsëri nuk gjente dot punë në Shqipëri.

Ajo i kujtoi kryeministrit fjalët e tij, se mbështeste studentët e mirë dhe se do t’i ndihmonte për punësim.

Por përgjigja e Ramës nuk ishte ajo që priste vajza. “Dëgjo tani se si ty ka shumë, por nëse do punë në shtet duhet të preshësh”, i ka thënë Rama.

E pakënaqur me përgjigjen, vajza ka tentuar ta marrë fjalën sërish por Rama ka ndërhyrë: “Po lërë tani se s’do bëj debat me ty. Kjo gjë është e thjeshtë tani, jepja fjalën dikujt tjetër”, ka thënë Rama.

BATUTAT E GRUMBULLUESIT ME RAMEN: QENKE MIRE ME FITIMET SE PASKE HUMOR

Në takimin e kryeministrit në Peqin me fermërët nuk munguan as batutat. Kështu, një fermer mori fjalën, por në vend që të ngrinte ndonjë shqetësim, ai nisi të lavdëronte punët e qeverisë. Rama i është përgjigjur menjëherë.

“Të keqen vëllai lëri këto fjalime, se ato i mban Taulanti (Balla) në Parlament”, i është përgjigjur Rama.

Ndërkohë, batuta ka patur edhe me një grumbullues, i cili tha se mblidhte limona nga fshatarët, por kishte vështirësi.

“Z. Kryeministër, unë jam grumbullues dhe mbledh limona. Por këta mi sjellin me thasë. Kanë nga dy rrënjë në shtëpi. Njoni m’i solli me çarçaf”, tha ai.

“Duket qe qenke me fitim se je mire nga humori”, ia ktheu Rama.