Tahiri, VKM që policia të shurdhoj me bomba akustike dhe të verboj me lëndë kimike protestuesit

577
Qeveria “Rilindja”, prej 4 vitesh po akuzon ish-qeverisjen “Berisha” për ngjarjet e 21 janarit 2011, se ka çuar në protestë policë e gardistë të armatosur, se ka përdorur armatim e municion të çdo lloji kundër protestuesve, se ka nxjerr në shesh autoblindat, se ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha paska urdhëruar të përdoren lëndë kimike kundër protestuesve. Së fundi për urdhrin (siç thuhet) të dhënë nga ish-ministri Brendshëm Lulzim Basha për… “përdorim të lëndëve kimike mbi protestuesit”, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka depozituar në prokurori një padi penale. Prezencën e policisë së shtetit të armatosur në protesta dhe përdorimin e lëndëve kimike ndaj protestuesve, ministri brendshëm Saimir Tahiri e quan veprim të paligjshëm, dhunë që kërcënon dhe rrezikon jetën e protestuesve dhe krim mbi popullsinë e pa mbrojtur! Mos u çuditni me lajmin që po publikojmë mbasi akuza ndaj Bashës është qëndrim absurd e demagogjik i mbajtur prej ministrit Saimir Tahiri. PIkërisht në datën 8 prill 2015, në ditën kur ministri Tahiri ka deklaruar, se ka depozituar padinë kundër Lulzim Bashës, si “urdhërues i përdorimit të lëndëve kimike kundër protestuesve në 21 janar 2011”, vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka votuar po atë ditë në qeveri, një ligj të posaçëm që urdhëron pajisjen dhe lejen e policisë së shtetit, për të përdorur armatim e municion luftarak zjarri dhe armë të ftohta të çdo lloji në protestat popullore. KY është Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 293, datë 08. 04. 2015, propozuar nga ministri Tahiri. Me këtë vendim, Policia e Shtetit autorizohet dhe urdhërohet të përdor armë zjarri, armë të ftohta dhe bomba akustike për shurdhimin e protestuesve. Po kështu sipas vendimit në fjalë, gjithë strukturat e angazhuara në protesta, autorizohen, lejohen e urdhërohem, që përveç armëve të zjarrit e armëve të ftohta, të përdorin edhe lëndë kimike me efekt për paralizimin, trullosjen afatgjatë dhe verbimin e protestuesve! Ky vendim është miratuar me propozim të ministrit Saimir Tahiri dhe për zbatimin e tij, Këshilli Ministrave ka autorizuar vetëm ministrin e Brendshëm! Sa për kujtesë, ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e botimit në “Fletore Zyrtare” Nr. 58, datë 16 prill 2015. Kjo datë e hyrjes së ligjti në fuqi, ka një koincidencë. Data 16 prill 2015 ishte ditë e enjte, ditë kur kur ministri Saimir Tahiri fliste në parlament dhe me zë të lartë akuzonte ish-qeverisjen për tentativë përdorimi lëndësh kimike mbi protestuesit e 21 janarit 2011 dhe kërkonte nga drejtëisa të niste hetimin kundër ish-ministrit Basha, për akuzën e urdhërit për përdorimin e lëndëve kimike kundër protestuesve. Më poshtë po publikojmë vendimin e plotë qeverisë dhe listën me armët e zjarrit, armët e fthota dhe lëndët kimike vërbuese e shurdhuese që lejohen të përdoren kundër protestuesve. 
Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 293, datë 08. 04. 2015 
“PËR MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE NEUROPARALIZUESE DHE TË MJETEVE TË TJERA TË PËRDORIMIT TË FORCËS NGA POLICIA E SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 99, të ligjit nr. 108/2014, datë 31.7.2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 
1. Miratimin e llojeve të armatimit, lëndëve neuroparalizuese dhe mjeteve të tjera të përdorimit të forcës nga strukturat e Policisë së Shtetit, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
2. Tabela organike e pajisjes me armatim, lëndë neuroparalizuese dhe mjete të tjera të përdorimit të forcës miratohet me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, me propozimin e drejtorit të Policisë së Shtetit. 
3. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 
KRYEMINISTRI 
Edi Rama
(Vendimi ka hyrë në fuqi në datën 16 prill 2015, ditën e botimit në “Fletore Zyrtare” Nr. 58)
Sigal