Tahiri: Nuk ka nevojë për panik, rreshtohemi krah aleatëve anti-ISIS

459
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se janë marrë masa të shtuara policore pas sulmeve terroriste në Paris. Sipas Tahirit këto masa janë marrë për shkak të rrezikut që vjen pasi Shqipëria rreshtohet në krah të aleancës anti-ISIS.
“Ka masa të shtuara të forcave policore për shkak të rrezikut që vjen nga rreshtimi krah aleancës anti-ISIS. Çdo institucion në vend ka marrë masa parandaluese”, ka thënë ministri Tahiri.
“Nuk jam i autorizuar të jap më shumë informacion- ka thënë më tej Tahiri, duke shtuar- se në vendet e tjera kemi parë ushtrinë ne rrugë, kurse në vendin tonë ka më shumë forca policore”
Sigal