Tahiri në Komisionin e Sigurisë, për sigurinë pas sulmeve terroriste

535
TIRANE – Komisioni parlamentar i Sigurise do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri lidhur me masat e marra deri më tani në luftën kundër terrorizmit. Pak ditë më parë presidenti Bujar Nishani mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare me prezencë të krerëve më të lartë të shtetit, policisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror për të analiozuar me detaje rrezikun e mundshëm që mund t’i kanoset Shqipërisë pas sulmeve terroriste në Paris dhe kërcënimeve në Evropë dhe Rajon nga ISIS.
Vetë ministri Tahiri është shprehur se vendi ynë nuk ka asnjë rrezik konkret për sulme terroriste, por të gjitha masat e përforcuara janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike në vend.
Kreu i Ministrisë së Brendshme tha se qeveria është duke hartuar një ligj për sigurinë publike ku parashikohet prezencë e shtuar e policisë në vende publike, sic janë kopshtet, shkollat, qendrat tregtare, parqet publike, dhe zona të tjera të populluara.
Përmes këtij ligji ndahen përgjegjësitë mes shtetit, policisë, biznesit, agjencive ligjzbatuese dhe vetqë qytetarit në mënyrë që ata të jenë sa më të sigurt.
Sigal