Tahiri me ministrin italian: Të hedhim hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar

538
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pritur sot në një takim ministrin italian të Drejtësisë, me të cilin ka biseduar për hapat konkretë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe terrorizmit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri Tahiri tha se mes dy vendeve synohet rritja e bashkëpunimit, dhe përballja me sfidat konkrete.

“Duke shkëmbyer eksperiencat më të mira do të synojmë riformimin e sistemit dhe ndërtimit të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore që mund te garantojnë rezultate në kohë, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, sigurisë. Përpjekja jonë e përbashkët duhet të jetë intensive. Biseduam për sfida konkrete, hapa konkretë bashkëpunimi, dhe masa konkrete”, tha ministri Tahiri.
Sigal