Tahiri e Nikolla nesër në Prokurori, dëshmojnë për Emiljano Shullazin

559
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të paraqitet nesër paradite në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me hetimet që po kryhen në dosjen “Shullazi”.

Mëson se Tahiri do të shkojë në organin e akuzës në orën 10:00. Ndërkohë 30 minuta më vonë do të merret në pyetje ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Emiljano Shullazi u arrestua vitin e kaluar pas kërcënimeve ndaj rektorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni. Më pas prokuroria zgjeroi hetimet ndaj tij dhe për gjobëvënie lidhur me rastin e hotel Vollgës në Durrës dhe kërcënimeve ndaj biznesmenit Ylvi Beqja. Opozita e ka akuzuar shpesh Tahirin për lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin, personazhin e njohur të botës së krimit.
Sigal