Tahiri: Besimi rritet jo vetëm me luftë kundër krimit, por edhe me shërbim ndaj qytetarit

464
Ministri Tahiri u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të jenë të kujdesshëm në shërbimin apo sjelljen e qytetarëve të cilët kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Sipas tij besueshmëria e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit nuk rritet thjesht me luftën që bëhet ndaj krimit, por edhe me sjelljen dhe shërbimin që ata ofrojnë ndaj qytetarëve.
“Duhet ndërtuar besim nëpërmjet policisë dhe kundërshtarit. Lufta ndaj të mosbesimit më e rëndësishmja e policisë. Kjo luftë nuk fitohet vetëm me rritjen e luftës ndaj krimit, por fitohet edhe kur ka shenja të qarta të shërbimit të policisë ndaj qytetarit.”- tha Tahiri.
Pjesë nga fjala i Saimir Tahirit
Më tej ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u shkojnë deri në fund rasteve kur të drejtat e tyre shkelen në mënyrë arrogante nga efektivët e policisë, pasi kjo sipas tij do të ndihmojë edhe në luftimin e korrupsionit brenda rradhëve të policisë.
“Është vështirë të luftosh korrupsionin kur ke qytetarë të cilët nuk i shkojnë deri në fund të drejtës së tyre, duke e denoncuar sjelljen jo korrekte të punonjësit të policisë.”- tha Tahiri.
Jemi larg asaj çfarë presin qytetarët. Larg kapacitetit që kemi për ta bërë policinë atë që duhet. Është mundësia që i krijohet qytetarit që të marrë një shërbim dinjitoz.
Ka ekzistuar një kohë kur policia konsiderohej represive ndaj qytetarit. Ka ekzistuar edhe një kohë kur policia nuk ngjallte dot respekt. Gjetja e balancave nuk është detyrë e lehtë. Për të ndryshuar perceptimin publik.
Haset përditë modeli i policit arrogantë nga sa e lejon ligji, po ashtu edhe polici që është më tolerant nga sa e lejon ligji. Kjo vjen pasi ata nuk respektojnë ligjin dhe e shohin detyrën si një sjellje personale. Detyra që kemi përpara jo e lehtë. Ka një sfidë më të madhe, lufta ndaj korrupsionit. Para se të merrja detyrën policia konsiderohej një nga 5 institucionet më të korruptuara. Ne kemi më shumë vullnet për ta dëgjuar qytetarin.
Nuk janë të rralla rastet kur mediat na kanë ndihmuar në këtë rrugë. Të çojmë para përgjegjësisë të korruptuarit.
Është vështirë të luftosh korrupsionin kur ke qytetarë të cilët nuk i shkojnë deri në fund të drejtës së tyre, duke e denoncuar sjelljen jo korrekte të punonjësit të policisë.
Duhet ndërtuar besim nëpërmjet policisë dhe kundërshtarit. Lufta ndaj të mosbesimit më e rëndësishmja e policisë. Kjo luftë nuk fitohet vetëm me rritjen e luftës ndaj krimit, por fitohet edhe kur ka shenja të qarta të shërbimit të policisë ndaj qytetarit.
Puna që kemi para është gjithmonë më e madhe se ajo që kemi bërë deri më sot. Partneriteti është mëse i domosdoshëm për të evidentuar dhe ndjekur modelin që duam. Të rilindim policinë në krye të detyrës, por edhe në shërbimin ndaj qytetarit. Falenderoj drejtuesit e projektit, parterët për gjithçka çfarë kanë bërë. Të gjendet përgjigjja e duhur kur shkelet ligji. 
Sigal