Tabelat, aksion në Fushë Krujë, Lezhë, Peqin, Rrogozhinë dhe Fier

111
Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së territorit ka vijuar aksionin për heqjen e tabelave të reklamave në akset kryesore rrugore.
Mësohet se në javën e tretë janë hequr gjithsej 128 tabela si dhe 13 konstruksione të lehta.
ARRSH-IKMT aktualisht kanë ndërhyrë në akset Fushë Krujë-Lezhë, Peqin-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Fier.
Gjatë ndërhyrjes në Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë (në të dy drejtimet) u hoqën 60 tabela informacioni e reklamimi të përmasave të ndryshme të cilat ishin të vendosura në kundërshtim me ligjin duke u kthyer në një rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.
Gjithashtu, në këtë segment është shembur një objekt dykatësh dhe 5 konstruksione të lehta për shitje ambulante.
Në aksin që lidh Peqinin me Rrogozhinën është ndërhyrë gjithashtu në dy drejtimet duke hequr 35 tabela të përmasave të ndryshme, një kioskë dhe dy konstruksione shitjesh ambulante.
ARRSH dhe IKMT kanë pastruar edhe aksin Rrogozhinë-Fier në të dy drejtimet duke hequr 33 tabela informuese të subjekteve të ndryshme dhe shembur 6 konstruksione të lehta që shërbenin për shitje ambulante.
Gjatë javës së ardhshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit do të ndërhyjnë në akset Fier-Kakavijë dhe Lezhë-Shkodër.