Sigal

Moti në vend ndryshon krejtësisht ditën e sotme. Pas më shume se 1 muaji pritet të ketë reshje shiu, dhe madje rrebeshe e stuhi. Shihni me poshtë parashikimin e plotë të motit për sot dhe nesër nga Meteoalb.

Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta; më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dutë të ditës duke sjellë shira të izoluar në Veri por rrebeshe afatshkurtra kryesisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë; STUHITE do të lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut dhe Jonit.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 28°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2 – 3 ballë.

Moti –  E mërkurë, 3 tetor 2018

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, moti paraqitet me vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në të gjithë teritorin. Pas mesditës vranësirat shtohen në Jug dhe zonat Qendrore duke sjellë shira afatshkurtër në këto rajone por kryesisht në Jug të vendit.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 7 – 28°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Verior duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.