Surprizat e motit, sot nga shtëpia pa çadër me vete! Kur rikthehet vala e të nxehtit

84
Vijnë reshjet e shiut! Në këto ditë të nxehra ato duket të jenë ilaçi më i mirë për të ulur temperaturat dhe sipas “Meteoalb” ditën e sotme i gjithë territori i vendit do jetë nën ndikimin e tyre. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që maksimumi në rang vendi të ulet në 30–31 gradë C. Ndërsa pritet forcim i erës deri 35 km/h nga drejtimi perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 – 3 ballë.
Kështu, zonat veriore paraqiten me intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqiten zonat qëndrore dhe jugore.

Sipas “Meteoalb”, mesdita sjell shtim të vranësirave në Veri dhe Qendër duke bërë që në Veri të bien shira me intensitet mesatar por shira të pakët do ketë edhe në zonat Qëndrore. Zonat Jugore mbeten me kthjellime e kalime vranësirash të herë pas hershme.

Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në gjithë territorin duke bërë që orët e para të së mërkurës, pjesa më e madhe e vendit të dominohet kryesisht nga vranësira dhe shira të përkohshëm.

Ndërsa pritet forcim i erës deri 35 km/h nga drejtimi perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 2 – 3 ballë.

Sipas “Meteoalb”, më 26 Korrik, moti paraqitet me vranësira të shpeshta dhe shira në pjesën më të madhe të territorit. Rrezikohen dhe zonat bregdetare. Dita e martë sjell edhe rënie të temperaturave. Më e ndjeshme, rënia do të jetë të mërkurën.

Më 27 korrik, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore. Ndërsa më 28 korrik, moti ri-sjell dominim të kthjellimeve.

Bazuar në parashikimin e fushës termike për ditët vijuese deri në fund të korrikut 2017, pritet që të vijojnë temperaturat e larta deri të hënën dt. 24 korrik 2017 ndërsa shkëputet vala e nxehtësisë për dt. 25 – 29 korrik.

Vala e të nxehtit ri-kthehet ditët e fundit të korrikut për të qendruar edhe në ditët e para të muajit gusht 2017. Gjatë kësaj periudhe, pritet që Tirana të shënojë maksimalisht 38 – 38.5°C.