Superskandali/ Shteti vjedh konsumatorët nëpërmjet sahateve të kalkuluar me xhiro të shpejtë

637
Sigal

 Kallzim Penal për OSHEE-në

Shteti shqiptar, në mënyrë krejt të paturpshme vjedh konsumatorët, nëpërmjet kalkulimit të matësve elektrikë apo sahateve të dritave. Laboratorët e posaçëm që kolaudojnë sahatet e dritave nuk janë gjë tjetër veçse vendet, ku organizohet mashtrimi dhe ku “kurdiset” grabitja e shqiptarëve nëpërmjet xhirove të përshpejtuara. Kjo bëhet nëpërmjet kalkulimit të rritjes artificiale të xhirove për të shënuar sasinë e harxhuar në mënyrë fiktive dhe jo reale. Pra, konsumatorët paguajnë shumë më tepër se sa harxhojnë. Sepse sahati i tyre shënon shumë më tepër se sa konsumimi real i çdo familjeje shqiptare. Vjedhja ka nisur kështu: Kur KESH-i, CEZ-i, apo OSHEE-ja, marrin në dorë sahatet tanë, duke i çuar në laborator për kolaudimin, aty organizohet intriga në kurriz të konsumatorëve. Sepse në këto laboratorë mafiozë, precizohet rritja e xhirove, që shënon një sasi më të madhe kilovatësh të harxhuar sesa masa reale. Kjo shpjegon edhe arsyen se përse shteti shqiptar e mban si monopol laboratorin e kolaudimeve, pa lejuar asnjë kompani private që të konkurrojë për pronësinë e një laboratori të tillë. Kjo ndodh, sepse qeveria, ose Ministria e Energjetikës, nuk dëshiron që t’i dalin “lakrat” e mashtrimit në shesh. Dhe në këtë mënyrë, drejtuesit e energjetikës shqiptare me mirëkuptimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë rrjepin konsumatorët. Deri tani kjo është bërë nën moton: “Përderisa konsumatorët vjedhin energji në mënyrë të paligjshme, përse të mos i marrim edhe ne në rrugë të pandershme paratë e tyre”.

Av. Ndue Pjetra

Dy drejtorët e OSHEE-së refuzojnë të tregojnë përbërjen e ekipeve

 Panik në Korçë, barra e ndërprerjeve të energjisë elektrike mbi myslimanët

 Ekipet e ndërprerjes së energjisë me shumicë ortodokse

 Që nga dita e parë e nisjes së operacioneve për ndërprerjen e energjisë elektrike dhe deri më sot, paniku në radhët e myslimanëve të qytetit të Korçës ka ardhur duke u rritur, ndërsa tashmë ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Duket se të ashtuquajturat “operacione” do të shkarkohen kryesisht mbi popullsinë myslimane. Tashmë ata janë të bindur se ka për të ndodhur kështu dhe jo ndryshe. Cilat janë arsyet?

Në çdo lagje dhe familje po përflitet se ekipet e ndërprerjes se energjisë, ose kanë në përbërjen e tyre shumicë ortodokse, ose janë të formuara nga vetëm punonjës që i përkasin besimit ortodoks. Një ndarje e tillë, si në kohërat e 100 viteve më parë, nuk po përhap vetëm panik, stres dhe depresion, pasi në të njëjtën kohë po shndërrohet edhe në skandal. Pakënaqësia ka filluar të rritet dukshëm te kjo pjesë e popullsisë. I takon OSHEE-së të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të sqarojë situatën.

 Takim me drejtorin e OSHEE-së

Gjithsesi, nisur nga ajo që po përflitet gjatë ditëve të fundit, ne e pamë të arsyeshme që të bënim një verifikim të listave të ekipeve që merren me ndërprerjen e energjisë elektrike. Për këta arsye shkuam në zyrat e Drejtorisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a, ku morëm takim me drejtorin, z. Agim Pili. Pasi i shpjeguam se në qytetin e Korçës përflitet për përbërjen e grupeve të punës që merren me ndërprerjen e energjisë elektrike, i kërkuam të na njihte me përbërjen e listave, pasi vetëm kështu do të kishim mundësi të sqaronin këtë pjesë të popullsisë dhe gjithçka të kthehej në normalitet. Por, ndërsa ishin ne ata që mendonin kështu, konstatuam një qëndrim tjetër nga drejtori. Nga ana e drejtor Pilit, pamë një reagim të pashpjegueshëm, jo vetëm në qëndrim, por edhe mungesën e dëshirës për të shpjeguar realitetin. Fatmirësisht, në zyrat e OSHEE-së u ndodh edhe drejtori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për qarkun, por edhe ky i fundit nuk u përpoq të hidhte dritë mbi të vërtetën nëse ekipet ishin të përbëra kryesisht nga punonjës ortodoksë ose jo.

 E vetmja përgjigje

Të vetmen përgjigje të saktë që morëm nga drejtori Pili kishte të bënte me faktin se në qytetin e Korçës operojnë 6 grupe pune me nga 3 persona secili, ku numri i tyre, gjithsej shkon në 18 veta. Nga të dy drejtorët u këmbëngul se grupet e punës nuk kishin në përbërje të tyre shumicë ortodokse, por në asnjë rast nuk pranuan të ofronin listën me emrat e 18 punonjësve. Për shkak të refuzimit të tyre kategorik, kemi të drejtën të mendojmë se gjithçka flitet është e vërtetë, pasi, në të kundërt, do të ishin të gatshëm të na tregonin listat e përpiluara nga strukturat e drejtorisë, sepse emrat e punonjësve që merren me ndërprerjen e energjisë elektrike, besojmë se nuk përbëjnë ndonjë sekret shtetëror.

 Verifikimi i nevojshëm

Të gjendur në këto rrethana mendojmë se verifikimi i listave mbetet i nevojshëm, me qëllim qetësimin e shpirtrave të asaj pjese popullsie që po e sheh veten gjithnjë e më pak të përfaqësuar në qeverisjen vendore të qytetit të Korçës. Shpresojmë gjithashtu që dy drejtorët të bëjnë publike grupet e punës. Gjithçka është e domosdoshme, pasi nga familjet myslimane po pretendohet se me ndërprerjen e energjisë elektrike po merren vetëm nipërit e familjeve që i përkasin ortodoksëve, pasi për djemtë dhe nipat e myslimanëve, nuk ka vend as në bashki, as në prefekturë dhe as në institucione të tjera. Tashmë, kërkojnë t’i lenë edhe pa drita, edhe kur kanë shuma të vogla pa paguar

Vepror Hasani