Supermashtruesi i femrave, trondit Shqipërinë

917
Sigal

BUKURIA VRET/ Kapet supermashtruesi grek që bënte kontrabandë me 25 mijë produkte kozmetike dhe detergjente të falsifikuara

Zbulohet skandali i rëndë i produkteve kozmetike që prodhonin sëmundjen e tmerrshme të lëkurës. Këtë radhë, mashtrimi që ka tronditur Ballkanin, e kishte burimin në Veria të Greqisë, ku një  rrjet ndërkombëtar i falsifikimit të produkteve kozmetike ka alarmuar Gadishullin. Këtë radhë kontrabandistët dhe hajdutët ndërkombëtarë, kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve duke dëmtuar rëndë lëkurën e tyre dhe duke shkaktuar sëmundje kronike të pashërueshme.

Njoftimi

Lajmi vjen nga mediat greke, ndërkohë që, hetimi pason Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas mediave greke, biznesmeni Arilaus Arvanikidhis nga Veria arrestohet për kontrabandë të  25000 lloje produkteve të ndryshme, kryesisht atyre të bukurisë. U sekuestruan 22 000 shishe me produkte kozmetike të ambalazhuara si marka të njohura, të cilat i shiste edhe në supermarketin e tij. Siç bëhet e ditur edhe nga vetë deponimi i tij, destinacioni kryesor i këtyre produkteve të falsifikuara ishte Shqipëria. Gjithashtu, atij i gjetën dhe 3 linja prodhimi të ambalazhimit si dhe lëndë të parë në sasi të konsiderueshme të produkteve kozmetike. Sipas mediave greke pas prodhimit,  produktet kozmetike ambalazhoheshin dhe etiketoheshin me marka të njohura. Më pas tregu kryesor për këtë kontingjent produktesh kozmetike të falsifikuar ishte Shqipëria. Por problemi i falsifikimit të produkteve kozmetike vazhdon më tej. Kështu dhe në Kosovë janë konfiskuar kremra të falsifikuar e pikërisht në Prishtinë dhe në Drenas. Kremrat e konfiskuar prodhoheshin në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme, duke shfrytëzuar emrat e preparateve të një kompanie maqedonase. Kjo shpjegon edhe bllokimin e një sasie të konsiderueshme të produkteve kozmetike nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Kështu pas denoncimit të një qendre private kozmetike pranë Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, kjo e fundit ka konstatuar disa produkte kozmetike që tregtohen në farmaci si të falsifikuara dhe jashtë çdo standardi përdorimi. Produktet e falsifikuara sipas drejtorit të QKB-së mendohet të kenë hyrë nga vende fqinje. Drejtori i këtij institucioni, Arif Shahini, është shprehur në media se janë disa produkte, si krem kundër diellit dhe produkte të tjera kozmetike, të cilat tregtohen në mënyrë të paligjshme në disa qytete të vendit dhe janë bllokuar nga grupet e inspektimit dhe kontrollit të barnave. Por, ndër të tjera, përbëjnë edhe rrezik për shëndetin, pasi janë të skaduara.

Zbulimi

Qendra e Kontrollit të Barnave fillimisht është vënë në dijeni nga kompania franceze, që ka informuar në lidhje me dy produkte kozmetike, të cilat kanë logo të njëjtë me produktet që ajo prodhon, por, sipas analizave të kryera nga kjo kompani, rezultojnë të jenë të falsifikuara, jashtë standardit të kërkuar dhe të dëmshme për shëndetin. Menjëherë pas kësaj, Qendra e Barnave ka ngritur dy grupe kontrolli në farmacitë e kryeqytetit për sekuestrimin e mallit të identifikuar si i falsifikuar dhe kontrabandë. I njëjti urdhër është lëshuar edhe për farmacitë e rretheve dhe sasia e produkteve të falsifikuara është mjaft e konsiderueshme. Drejtori i këtij institucioni, Arif Shahini, ka deklaruar për mediat se mbi prodhimet nuk mund të kryhen analiza pasi nuk hyjnë në kategorinë e barnave, ndërsa po punohet për burimin e tyre, pasi vijnë nga jashtë vendit. Deri më tani nga kontrollet e ushtruara, 20 deri në 30 për qind e farmacive tregtojnë këto produkte të rrezikshme kozmetike.                                                      Për këto artikuj të falsifikuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë është regjistruar një procedim penal. Sektori i krimit ekonomik ka nisur hetimet për veprat penale të falsifikimit të vulave ose stampave dhe kontrabandës me mallra të licencuara. Nisja e hetimeve është kërkuar nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave pas kërkesës së kompanisë së licencuar për prodhimin e produkteve dermatologjike. Më 20 maj të këtij viti, është regjistruar procedimi penal, pa autor në Policinë e Tiranës, duke pasqyruar të gjithë problematikën. Ndër të tjera, në shkresën e dorëzuar pranë policisë janë dhënë të gjitha gjeneralitetet e produkteve të falsifikuara, emri i kompanisë origjinale, numri i kontaktit të subjektit tregtar që dyshohet se ka falsifikuar kremrat e diellit dhe produktin tjetër.

Superfalsifikimi

Në paketimin e dy artikujve të falsifikuar, është dhe një njoftim për “super ofertë”, për tregtimin e disa produkteve kozmetike. Gjithashtu, në reklamë është dhënë edhe numri i kontaktit të subjektit që ka falsifikuar produktet e kompanisë së licencuar, i cili kishte si qëllim që të furnizonte subjektet tregtare apo konsumatorin. Dëshmitë e farmacistëve do të orientojnë grupin hetimor në identifikimin e personave që dyshohet se kanë falsifikuar produkte të një kompanie të licencuar. Ndërkohë mjekët dermatologë tërheqin vëmendjen për rrezikun që i shkaktojnë lëkurës produktet e falsifikuara kozmetike. Këto produkte mund të shkaktojnë reaksione alergjike, infeksione të ndryshme në trupin e njeriut. Dermatologët  kujtojnë se sëmundjet e lëkurës, të cilat nuk parandalohen që në fillim mund të bëhen shkak i çrregullimeve më të mëdha në të ardhmen.

Kompania Kozmetike “PIERRE FABRE Dermo-Cosmetique” ka informuar në lidhje me dy produkte kozmetike që kanë logon e njëjtë me produktet e EAU THERMALE AVENE, por që rezultojnë sipas analizave të kryera nga Kompania në fjalë, të jenë të falsifikuara, jashtë standardit të kërkuar dhe të dëmshme për shëndetin. Produktet kozmetike për të cilat bëhet fjalë janë:

0 – Very High Protection Cream SPF 50 – batch AV1120-exp: 03/16 (AVENIE Crème Tres Haute Protection “SPF 50”).

– Ultra High Protection Cream SPF 50+ – batch is illegibile on photographs-exp: 20160118 (AVENE SOALIRE Creme Ultra Haute Protection “SPF 50+”).

Mjekët dermatologë tërheqin vëmendjen për rrezikun që i shkaktojnë lëkurës produktet e falsifikuara kozmetike.

Këto produkte mund të shkaktojnë reaksione alergjike, infeksione të ndryshme në trupin e njeriut. Dermatologët  kujtojnë se sëmundjet e lëkurës, të cilat nuk parandalohen që në fillim mund të bëhen shkak i çrregullimeve më të mëdha në të ardhmen.