Sulmoi dhe dhunoi seksualisht vajzat e mitura, ja kush është kosovari që ka ngritur policinë në këmbë (EMRI-FOTO)

520
Sigal

Shtetasi Destan Qorri është i akuzuar për tri vepra penale “dhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra (të mitura).

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Destan Qorrit nga Drenasi.

“Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; DESTAN QORRI (1986).Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192″, thuhet në njoftimin e policisë.