Sulmohet dhe plaçkitet makina e Elsadat Zymberit, ministri Noka dhe kryepolici Burgaj në gjunjë para krimit,

575
Sigal

Ngjarje e rëndë në Durrës, Hajdutët i rrahin gruan, i hedhin fëmijën nga makina dhe i vjedhin “Golfin V”

Një familje nga Kosova, me të mbrritur në plazhin e Durrësit është grabitur dhe rrahur nga njerëz të armatosur, të cilët pastaj kanë ikur në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur në mes të qindra plazhistëve dhe nën hundën e uniformave blu. Pastaj, hajdutët i kanë hedhur fëmijën e vogël nga makina dhe kanë ikur me qetësiduke çarë mes përmes postblloqeve policore. Gjatë këtij sezoni pushimesh, kanë ndodhur mjaft ngjarje të rënda nën hundën e strukturave policore, të drejtuara nga Ministri Noka dhe kryepolici, Burgaj të cilët kishin deklaruar se asnjë polic nuk do të merrte lejen e zakonshme. Sipas tyre, të gjithë policët do të ishin në punë duke parandaluar, aktet kriminale dhe duke goditur shkeljet ligjore. Por në rastin e familjes Zymberi, jo vetëm që nuk bëri dot asnëj parandalim, jo vetëm që nuk i kapi dot kriminelët, por bëri ehde diçka tjetër më të rëndë duke is htaur paaftësisë së vet edhe një turp tjetër. Mosparranimin e denoncimit, nga qytetari, apo duke injoruar kërkesën e qytetarit, për t’i afruar ndihmë. Në këtë mënyrë  Elsadat Zymberi, ka harruar veturën e vjedhur, ka harruar dhe zhgenjimin që kishte në policinë e Durrësit dhe po merret me shërimin e tramuve  të gruas dhe fëmijëve në atë që kishin përjetuar gjatë plaçkitjes, në Durrës.

 Ngjarja

Gjithçka kishte shkuar mirë deri në natën e së martës, kur rreth orës 21,00, Elsadati së bashku me dy fëmijët më të rritur po hynte në shitore ushqimore, që gjendet tek vendi  i ashtuquajtur Rrota e Kuqe në Durrës, dhe në veturë kishtë lënë gruan me djalin tre vjeç. Por nga jashtë ai dëgjoi britmën e gruas së tij që ishte në makinë. Ja si e përshkruan ai këtë moment të ngjarjes: “Kam dëgjuar një bërtimë të madhe dhe më pas kam dalë jashtë nga shitorja për të parë se çfarë po ndodhte, e pash gruan që ishte lënduar dhe bërtistë për ndihmë”.  Kështu e nis ai pjesën më dramatike të ngajrjes kriminale dhe më tej vijon të tregojë për  plackitjen e veturës dhe rrahjen e familjes në Durrës. Sipas tij, një përson i panjohur për policinë, por I armatosur më pistoletë, i është futur në veturë, gruas së tij dhe kishte filluar ta godiste duke e urdhëruar të dilte jashtë nga makina. Pastaj, keqbërësi kishte arritur t’i merrte  veturën dhe të largohej nga vendi ingjarjes. Për këtë Elsadati tregon: “Kur kam dalë nga shitorja nuk e kam ditë se çfarë po ndodhte, kam parë gruan të përgjakur në krah dhe  kam vrapue te djali, ndrëkohë që hajduti kishte ikur me veturën time”. Gruaja ka pësuar fraktura të rënda, ndërsa djalin  e vogël e kanë hedhur nga vetura. E gjitha kjo, ka ndodhur në mes të qindra njerëzve, ku uniformat e policisë, mungojnë bvetëm atëherë kur duhen. Ngjarja, në fakt ishte aq e befasishme dhe me pasoja të rënda, saqë ajo nuk do të besohej ehde sikur të shfaqej në filma. Por fatkeqësisht, skenarët e pabesueshëm të filmave me killer, përbëjnë realitetin e hidhur të Shqipërisë së sotme.

Sorollatja

Nëse pjesa e parë e ngjarjes ishte tragjike, pjesa e dytë es aj është zhgënjese dhe turpëruese. Sepse për tre katër ditë Elsadati është sorrollatur në zyrat e policisë në Durrës dhe Tiranë, pa marrë ndonjë informacion as për hajdutët dhe as për veturën e vjedhur “Golf V”, me targa të Kosovës  ( 06 930 BL). Prandaj, i shokuar nga ngjarja në fjalë, ai shprehet” “Jam shumë i zgjënjyer, policia ka ardhur me vonesë prej gjysmë ore dhe asnjëherë nuk kam pasur informacion të plotë për ngjarjen që më ka ndodhur. Më kanë injoruar edhe mjetet e informimit, madje, disi kanë dashur të mbajnë rastin të izoluar”, thotë ai. Kështu, qëndrimi i tij, nga e marta deri të shtunën ka qenë i kotë. Ai është kthyer me veturën e një mikut të tij, pa marrë me vete asnjë përfundim, shkresë, procesverbal, apo dokument, nga autoritet e Shqipërisë, për këtë ngjarje. Madje, policët as që  epyetën ndonjëherë se çfarë kishte brenda në veturë, por rrëfimin e tij e injoronin, duke mos mbajtur asnjë shënim. Elsadati, jeton në Gjilan. Ai punon si Sekuriti me një kompani angleze në Irak dhe si shumë kosovarë, kishte vendosur që së bashku me familjen, ti kalonte pushimet në bregdetin shqiptar. Por aty, gjeti zhgënjimin dhe mori vendimin përë të mos ardhur më në Shqipëri. Përderisa, as ministri i Brendshëm, nok adhe as drejtori i Policisë, Burgaj, madje as shefat e tjerë ëtë policisë, nuk i dhanë ndonjë sqarim, përa të që i kishte ndodhur familjes së tij, në mes të qindra plazhistëve dhe pushuesve të Durrësit.