Sulmi terrorist në Manchester, PD: Lutjet tona për familjarët e viktimave

493
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcë sulmin terrorist të mbremshëm në Arenën e Mancesterit, ku gjeten vdekjen 22 njerëz të pafajshëm dhe 59 të tjerë u plagosen. Në një deklaratë për shtyp sot, PD-ja shprehet se “ky akt terrorist i shëmtuar dhe brutal është një tjetër shembull se si barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm në mbarë boten.

Partia Demokratike qendron sot në krah të popullit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer këtë fatkeqësi dhe për të luftuar edhe më ashpër ndaj terrorizmit botëror.

Mendjet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave, dhe solidariteti ynë njerezor dhe politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe,” përfundon deklarata.
Sigal