Sulmi në Mançester/ Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për viktimat: Terrorizmi nuk do të na mposhtë

69
Presidenti i Republikës ende në detyrë, Bujar Nishani ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe ku deri më tani numërohen 22 viktima dhe mbi 59 të plagosur.
Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.

Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira.