Sulmi në Francë, MPJ: Nuk rezulton të kemi shtetas shqiptar që kanë humbur jetën

40
Ministria e Punëve te Jashtme dënon me force sulmin e rende terroriste te ndodhur dje ne France dhe shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritet franceze ne këtë moment te vështirë. Në një njoftim për mediat, MPJ shprehet:“Qëndrojmë krahë te Francës ne betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme”. Ministria e Punëve te Jashtme infomon se ka marre te gjitha masat e nevojshme për ti ardhur ne ndihme shtetasve shqiptar qe mund te jene te përfshirë ne këtë situate krize. “Nga informacionet e deritanishme te përcjella nga Ambasada jone ne Paris nuk rezulton te kemi shtetas shqiptar qe mund te kenë humbur jetën. Ne ndihme te qytetareve tanë qe ndodhen ne France dhe familjeve te tyre Ambasada shqiptare ne Paris ve ne dispozicion nr e kontaktit: +33147233151”. Ministria e Punëve te Jashtme thotë se do te informoj ne vijimësi opinionin publik për zhvillime te mëtejshme.