Sulmi me vezë, reagon Rama

468
Kryeministri i vendit ndodhet këtë mbrëmje në një media përballë analistëve, për t’u dhënë përgjigje dilemave dhe pyetjeve të vështira në një çast delikat të qeverisjes së tij, kur ai duket se në shumë aksione ka mbetur edhe pa mbështetjen e aleatit strategjik, Ilir Metës. Incidenti i vezës Rama e nisi fjalën e tij duke deklaruar se reformat nuk mbarojnë kurrë, ndërsa më pas u ndal tek incidenti, ku u godit me vezë. “Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara”, tha Rama. 

Pati pretendime nga studentët për dhunë gjatë shoqërimit në polici. Por a u goditën vërtetë? Rama e mohoi këtë. “Nga deklarata pashë që sipas tyre, në polici nuk u ushtrua dhunë, por u ushtrua jashtë. Nuk ndodh asgjëkund që njerëzit e sigurisë të mos bëjnë detyrën, është bërë një verifikim normal dhe rezistenca dhe për më tepër pastaj unë ka m dëgjuar aty fjalët më vulgare. Edhe në video njerëzit dëgjuan fjalë vulgare. Nuk imagjinoj dot që të konsiderohen studentë të denjë ata që përdorin fjalët më vulgare ndaj kujtdo qoftë. Por ama dhunë nuk ka pasur”, tha ai. Kryeministri deklaroi se grupi që mori përsipër sulmin me vezë ndaj tij, është shprehur kategorikisht kundër reformës në arsim, e cila, shtoi ai, është një reformë që gjithëpërfshirëse, por që nuk mund të kënaqë të gjitha interesat. 
Sigal