Sulmi me thikë ndaj Ernest Gjokës, FSHF pranon kërkesën e “Vllaznisë”

129
Pas sulmit të djeshem me thikë ndaj trajnerit të klubit të futbollit “Vllaznia”, Ernest Gjoka, sot Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një vendim.
FSHF ka pranuar kërkesën e ekipit të “Vllaznisë” për të shtyrë ndeshjen me Luftëtarin.
“Ndeshja e Kategorisë Superiore, KS Luftëtari – KF Vllaznia do të zhvillohet ditën e dielë ora 14:00” thuhet në njoftimin e FSHF.
Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga një person, me të cilin sipas mediave kishte pasur një debat fillimisht.
Ai mori disa dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja në fjalë ndodhi në fushë sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës.