OSBE ka reaguar në lidhje me sulmin me armë që i ështe shtëpisë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në një reagim në Facebook OSBE dënon me forcë sulmin ndaj gazetares dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës.

“Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë” ka mbyllur postimin OSBE.

Ja statusi i plotë

Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.