Sulmet në Bruksel/ Alarmi mbërrin në Shqipëri

523
Policia Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë. Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët.
Sigal