“Sulltani” Erdogan, plan sekret për të larguar nga Turqia 1310 studentë shqiptarë me akuzën si “puçistë”

577
Tashmë, strukturat shtetërore turke që janë pjesë e besuar e pushtetit të Erdogan, por edhe shërbime të tjera konfidenciale që i shërbejnë privatisht e ilegalisht pushtetit dhe sundimit të tij në këto situata kaosi, ankthi e paniku, kanë në dorë skenarin e plotë të grumbullimit dhe largimit nga Turqia, të shqiptarëve që janë skeduar si “pjesë e puçit” kundër tij…
Katrahuara që shkaktoi “Grushti i Shtetit” në Turqi, duket qartazi në shumë akte dhune persekucioni, përndjekje e arrestimesh shtetërore që po vazhdon regjimi i tmerruar i Erdoganit. Kryengritja ushtarake-politike kundër “sulltanatit” të Erdoganit, ka krijuar panik ekstrem tek “Sulltani” Erdogan, i cili qysh në minutën e parë të rimarrjes në kontroll të situatës në mesnatën e 16 korrikut 2016 e deri sot, ka nisur dhe po vazhdon të përjetoj makthe me hije “puçesh që i duket sikur do ta rrëzojnëe nga pushteti dhe sikur do ta asgjësojnë fiziksiht”, siç ndodh me çdo “sundimtar” që pushtetin e konsideron dhe e përdor si “pronën” e tij të përjetshme. Ky ankth e ka nxitur presidentin turk Erdogan, që prej 3 muajsh të ideojë e të zbatoj masa represive ndaj grupeve, institucioneve, biznesit, shoqërisë civile, medies, shkollave, universiteteve, drejtësisë, ushtrisë, policisë, agjencive të shërbimeve sekrete kombëtare, selive diplomatike turke në botë, strukturave qeveritare të çdo niveli me kërcënime, prangosje e masakrime ndaj krerëve të opozitës brenda dhe jashtë Turqisë, por edhe ndaj individëve të skeduar si “puçistë”, bashkëpunëtorë e simpatizantë të puçistëve, duke e shfrytëzuar këtë “sebep”, për të goditur dhe eleminuar armiqtë dhe kundërshtarët e tij potencial! Mirëpo, sipas informacioneve që kanë ardhur në “Telegraf”, paniku i Erdogan i ka kaluar kufijtë e hakmarrjes ndaj skalioneve të kundërshtarëve turq, duke iu vërsulur me represion edhe të huajve që jetojnë, punojnë e studiojnë në Turqi. Sipas informacionit që disponojmë, thuhet se Erdogan ka urdhëruar të spastrohen individë e grupe të huajsh nga disa shtete. Në listë janë edhe shqiptarët që studiojnë në universitetet e Turqisë, por edhe persona që janë skeduar si simpatizantë dhe mbështetës të kupolës së puçistëve, konstatim ky, që është bërë nga shërbimet sekrete. Sipas urdhrit të lëshuar prej Erdogan, thuhet se shërbimet sekrete turke kanë zbuluar të dhëna e prova, se përpara dhe pas grushtit të shtetit, grupe të huajsh që janë vendosur në Turqi, kanë shprehur simpati dhe mbështetje për “Gylenistët”, duke mirëpritur rrëzimin e Erdoganit dhe kupolës së tij nga nga pushteti. Tashmë, strukturat shtetërore turke që janë pjesë e besuar e pushtetit të Erdogan, por edhe shërbime të tjera konfidenciale që i shërbejnë privatisht e ilegalisht pushtetit dhe sundimit të tij në këto situata kaosi, ankthi e paniku, kanë në dorë skenarin e plotë të grumbullimit dhe largimit nga Turqia, të të huajve që janë skeduar si “pjesë e puçit” kundër tij. Në këtë kontingjente bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë, që pritet të largohen me forcë e përgjithnjë nga Turqia, duke ua ndërprerë punën, shkollimin dhe aktivitetet e tjera social-ekonomike që ata kryejnë në atë vend. Konkretisht, skenari “Erdogan” ka hartuar istën e parë emërore të shqiptarëve “non grata” që duhen larguar me urgjencë e “pako postale”. Në listën e parë janë futur studentë që kryejnë studimet e larta në disa universitete civile e ushtarake, por edhe me drejtim shkollimi fetar, si në institucionet shtetërore turke me bursë shteti nga Shqipëria, edhe në institucionet arsimore private, kryesisht në kolegje. Sipas informacionit, të aprët janë 1310 studentë shqiptarë që do të ndiqen nga Turqia, duke u hequr përgjithmonë të drejtën për të kaluar edhe transit në territorin turk! Studentët që janë futur në listën e parë të largimit, të dyshuar por edhe të ‘damkosur” prej pushtetit “Erdogan” me akuzën si “simpatizues e mbështetës të puçistëve, të strukturave dhe grupeve “Anti-Erdogan”, janë me shumicë studentë të shkollave të larta ushtarake të dërguar për mësim e specializim, janë studentë për mjekës, për gjuhë turke, për inxhinieri ndërtimi, minierash, tekstile, hidroteknike, mekanike e ushqimore, të kanë shkuar në Turqi prej shkollave publike shqiptare, por edhe prej kolegjeve turke, që zhvillojnë aktivitet mësimor parauniversitar në Shqipëri e që, pas grushtit të shtetit, Erdogan kërkoi mbylljen e tyre prej shtetit shqiptar. Po kështu, në listë janë edhe studentë të institucioneve të larta arsimore dhe kolegjeve fetare, të cilat janë “skanuar” me detaje e janë futur në listat e përzënies edhe për “një shenjë” të vogël dyshimi, qoftë edhe pjesë e mbështetjes shpirtërore të “kryengritjes” ushtarake kundër Erdoganit si pushtet, si president dhe si person. Thuhet, se këtë vendim të Erdoganit e di edhe kryeministri Edi Rama, që flitet se e ka pranuar këtë përzënie nga Turqia të shqiptarëve të listuar, ku lista e parë ka emrat e 1310 studentëve. Dyshimet janë të motivuara, nisur prej faktit që kryeministri Rama enigmatisht ka shkuar disa herë në Turqi, madje edhe është shëtitur me makinë prej Erdoganit, por asnjëherë nuk ka deklaruar zyrtarisht se për çfarë ka biseduar, por vetëm ka postuar disa citate “vëllëzarie” me turqit e asgjë tjetër! Plani sekret i Erdogan për të përzënë nga Turqia afro 3000 shqiptarë, të parët 1310 studentë, mendohet se është pranuar prej kreut të qeverisë shqiptare, me premtime për disa pazare biznesesh enigmatike, për që disave u ka dalë “tymi”, siç po i del “tymi” edhe skenarit të Erdoganit. Nuk e dimë, se me çfarë është shkëmbyer konkretisht ky pazar i pisët, i bërë në dëm të shqiptarëve që do detyrohen të shkatërrojnë punët dhe studimet e tyre, për shkak të ankthit që përjeton përditë dhe të “ëndrrave me puçe e puçist” që Erdogani shikon përnatë. Por dimë realitetin, që kreu i “Rilindjes” po u bën “temena” duke “iu ulur në gjunjë” bisneseve të pista turke që kanë zaptuar dhe po shkatërrojnë e po vjedhin sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, për të cilët gjatë 8 viteve të opozitës, krye-rilindësi Rama u përbetua se “do t’i shkulte e do t’i çonte përpara drejtësisë”, gjë të cilën jo vetëm nuk e bëri, por sipas informacionit, ai po bëhet miratues i heshtur i skenarit të Erdoganit për të përzënë shqiptarët nga Turqia.
Sigal