Suedi, u zhvillua takimi i koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të BE

576
Takimi i koordinatorëve të SAI –ve të vendeve anëtare të BE, vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme
Suedi, u zhvillua takimi i koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të BE
Në datat 16-17 maj 2017 në Stokholm, Suedi u zhvillua takimi i radhës i koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të BE, vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme. Takimi u përshëndet nga Presidenti i SAI të Suedisë, z. Stefan Lundgren. Fokusi i aktivitetit ishte raportimi nga SAI-et e vendeve anëtare të BE të aktiviteteve të kryera në bashkëpunim dhe çështje të cilat duhet të merren në konsideratë në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-eve anëtare. Takimi i ardhshëm i drejtuesve të SAI-eve, anëtarë të Komitetit të Kontaktit, do të zhvillohet në datat 12-13 tetor 2017 në Luksemburg dhe organizohet nga Gjykata Evropiane e audituesve, nën drejtimin e Zv. Presidentja e SAI të Zvicrës, znj. Brigitte Christ. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë “Mund të kontribuojnë SAI-et në kthimin e besimit tek qytetarët?” dhe nën temat e takimit do të jenë “Roli i SAI-eve në sistemet demokratike” dhe “Produktet e reja në fushën e auditimit dhe komunikimit me palët e interesit”. SAI i Suedisë raportoi lidhur me draft raportin e auditimeve paralele me temë “Risku për qëndrueshmërinë e financave publike” të kryera nga SAI-et e Suedisë, Letonisë, Holandës, Finlandës, Portugalisë dhe Sllovakisë, me qëllim përmirësimin e metodologjisë dhe praktikave në auditimin e politikave fiskale. Lidhur me aktivitetet e Grupit të Punës për Fondet e Stukturuara, SAI i Gjermanisë raportoi auditimet paralele të kryera nga disa SAI me temë “Kontributi i Fondeve Strukturore në strategjinë e BE 2020 në fushat e arsimit dhe / ose punësimit”. Ky grup pune kryesohet nga SAI i Gjermanisë dhe përbëhet nga 11 SAI. Pyetja kryesore e auditimit ishte ”A kanë hartuar dhe implementuar vendet anëtare politika efektive për punësimin në kuadër të strategjisë evropiane 2020”. Raporti i auditimit do të aprovohet nga vendet anëtare në takimin që do të zhvillohet në shtator dhe do të miratohet nga Komiteti i Kontaktit në takimin që do të zhvillohet në Luksemburg në tetor 2017. Raporti për aktivitetet e zhvilluara nga Grupi i Punës për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar u paraqit nga SAI i Portugalisë. Në këtë grup aderojnë 25 SAI-e të vendeve anëtare të ndara në 2 grupe. Aktivitetet e këtij grupi pune konsistojnë në ndarjen e eksperiencave lidhur me:
• Tendencat e përgjithshme në fushën e TVSH-së;
• Matjen e humbjeve të TVSH-së për shkak të mashtrimit dhe vlerësimin e efektivitetit të Monitorimin e zhvillimeve në fushën e TVSH-së;
• Nxitjen e bashkëpunimit për kontrollin e TVSH.
Ndër aktivitetet që planifikon ky grup pune gjatë vitit 2017 mund të përmendet inicimi i auditimit paralel për e-commerce, i cili do të udhëhiqet nga SAI i Gjermanisë. 
SAI i Maqedonisë paraqiti një panorame të aktiviteteve të kryera dhe të parashikuara në bashkëpunim me Gjykatën Evropiane të Audituesve, SAI e Suedisë dhe Grupin e Punës për Aktivitetet Audituese. Lidhur me çështjet që mund të merren në konsideratë mund të përmenden:
• Deklaratat e sigurisë së auditimit të propozuara nga Gjykata Evropiane e Auditimit;
• Bashkëpunimi midis SAI-eve për metodologjinë e shkëmbimit dhe analizes së të dhënave; 
• Përditësimi i booklet-it të auditimit të prokurimeve publike. 
Në kuadër të takimit të Liasion officers të vendeve të BE, në datën 15 maj 2017 u zhvillua takimi i personave të kontaktit të rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme të BE, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Gjykatës Evropiane të Audituesve, SIGMA-s, SAI të Suedisë, Grupit të Punës për Aktivitetet Audituese, Turqisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe në rolin e vëzhguesit përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. U prezantuan aktivitetet e kryera dhe aktivitetet që do të zhvillohen nga SAI-et anëtare të rrjetit në përfundim të vitit 2017. 
KLSH raportoi lidhur me zhvillimin në 14-15 qershor 2017 të konferencës me temë “Roli i SAI-eve në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit” që do të zhvillohet në bashkëpunim me SIGMA-n, e cila do të referojnë lidhur me zhvillimet më të fundit në vendet e BE për këtë çështje thelbësore. Me synim përmirësimin e metodologjisë dhe ngritjen e kapaciteteve audituese SAI i Suedisë propozoi një draft-plan të aktiviteteve trajnuese për periudhën 2017-2020, trajnime të fokusuara kryesisht tek auditimet financiare. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që ky draft- plan të diskutohet dhe të dakordësohet nga të gjithë në një kohë të dytë. Në takimet e Liaison Officer të vendeve të BE dhe rrjetit të vendeve kandidate të BE, KLSH u përfaqësua nga specialistet e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Alma Shehu dhe znj. Amantja Patozi. Takimi i ardhshëm i koordinatorëve të SAI-ve do të zhvillohet në tetor 2017 në Luksemburg.
Sigal