Subvencionimi: Makinat e vjetra/ Qeveria do ju japë 15 milionë Euro për të blerë të re

474
Sigal

Të gjithë drejtuesit e
mjeteve në Shqipëri që kanë një makinë të vjetër, do të ndihmohen me ndihmë
ekonomike nga Qeveria për të blerë një automjet të ri. Kjo është skema e re e
subvencionimit të Qeverisë, si një rrugëzgjidhje për të ulur nivelin e ndotjes
në vend. Ndihma ekonomike do të jeper për ata që zotërojnë një makinë të vjetër
dhe që nuk kanë mundësi të mjaftueshme ekonomike për të blerë automjete të
reja.

“Për të nxitur
drejtuesit që të blejnë automjete të standardeve të fundit dhe të teknologjisë
së fundit, është e rëndësishme të ketë një mbështetje financiare, që të mos
blejnë automjete të përdorura, me shkarkime të larta të ndotësve në ajër. Kjo
nismë është parashikuar për rreth 15 mijë përdoruesish automjetesh, si dhe ka
një vlerë rreth 15 milionë euro”, tha Laureta Dibra, përgjegjëse e Sektorit të
Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit.

Përveç kësaj skeme të
subvencionimit, Qeveria planifikon të ndryshojë edhe taksat për automjetet, që
do të tatohen në forma të ndryshme. Kjo do të thotë që makinat me ndotje më të
lartë do të paguajnë më shumë ose automjetet e reja mund të hiqen nga sistemi i
taksave.

Projektplani kombëtar
për menaxhimin e cilësisë së ajrit po diskutohet me grupet e interesit, ndërsa
priten propozime të reja, deri kur të kalojë për miratim në Këshillin e
Ministrave.