Stuhia lë pa energji zonat bregdetare në jug, dëme në disa qytete

451
Stuhia e shiut që përfshiu pasditen e së shtunës disa zona të vendit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë. Pa energji si pasojë e një defekti prej kushteve atmosferike mbetën zonat bregdetare të jugut si Himara, Palasa, Dhërmiu Jala. Energjia elektrike është rikthyer në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që vazhdon të mungojë në Radhimë, për shkak të dëmtimit të linjës kabllore 10 kilovolt nga punimet për ndërtimet në zonë. Sipas njësisë së OSHEE për Vlorën, po punohet për ta kthyer në linjë ajrore në mënyrë që defekti i përsëritur të gjejë zgjidhje përfundimtare. Pa energji për disa orë kanë mbetur disa lagje të Tiranës.

Nga reshjet e shiut pati rrëshqitja e gurësh në aksin nga Elbasani në Qafë Thanë, çka arriti rrezikun për aksidente. Ndërkohë në veri të vendit në Krastë dhe Martanesh energjia elektrike nuk është rikthyer prej nisjes së stuhisë orëve të pasdites, dhe defekti që ka prekur nënstacionin Bulqizë Krastë nuk është riparuar ende. Në Elbasan, nga stuhia e shiut ka rrëzuar disa pemë në parkun e qytetit, ku për fat të mirë nuk pati persona të lënduar. Nga reshjet e dendura të shiut, në disa fshatra të thella të Cërrikut u raportuan dëme në produktet bujqësore të fermerëve.
Sigal