Stuhia e ardhshme diellore

642
Frederik BILÇA

Një stuhi diellore shumë e fuqishme ka ndodhur më 1859 e vëzhguar dhe dokumentuar nga studiuesi Riçard Carrington, emrin e të cilit ka marrë ky fenomen. Në shënimet e tij thuhet, se stuhitë diellore afruan retë e bukura polare deri në Meksikë, në Evropë në Rusinë e Jugut. Në këtë kohë u vërejtën në Tokë ndërprerje të ndërlidhjes telefonike e prishje të sistemin telegrafik. Nga ky fenomen në kohë të ndryshme ka ndodhur ndërprerja e energjisë elektrike dhe linjave telefonike, shërbimet satelitore, bllokimi i valëve të radios si dhe shqetësime të tjera magnetike. Anglezi studiues Neil Smith ka thënë, se stuhia e ardhshme, mund të jetë edhe me shkatërrimtare, duke pasur parasysh varësinë e botës nga rrjeti shpërndarës elektrik. Neil Smith në Londër thotë se duhet një bashkëpunim më i madh për të zbutur ndikimin para se stuhia tjetër e madhe të na zërë në befasi. Smith shton se një punë e tillë është me rëndësi kritike për të shmangur një kaos tepër të madh ekonomik dhe social. Ky fenomen, fenomeni Karrington, u përsërit fuqishëm më 1941. Dhe, me që këtë vit ishte situata e Luftës së Dytë Botërore, u shkrua në disa gazeta, se bëhej fjalë për armë speciale për vrasje masive. U ndërpre ndërlidhja e anijeve luftarake. U shoqërua me dritë të fuqishme natën, që zbuloi me shikim vizual anijet e luftës. Pra, Fenomeni Karrington u përsërit mbas 82 vjetësh. Dhe, nëse ky fenomen diellor i madh, është i ngjashëm me fenomenin ciklik 11 vjeçar të stuhive diellore, do thoshim se Dielli ka dy cikle të stuhive diellore, njeri i fuqishëm (11 vjeçar) dhe tjetri shumë i fuqishëm (82 vjeçar). D m th se fenomeni shumë i fuqishëm i stuhive diellore pritet të ndodhë më 2023, në fund të verës, në shtator. Në qoftë se cikli i vogël 11 vjeçar që kaloi më 2014 nuk influencohet nga cikli shumë i fuqishëm (se ka mundësi) atëherë ai do përsëritet me 2025. Kjo do të thotë se bota deri në këtë vit do përballet dalëngadalë, duke u shtuar gradualisht, me situatat e lartpërmendura. Në vitin 2020 do të ndodhi rreshtimi kozmik (i pjesshëm) më i fuqishëm, që bota nuk e ka kaluar në 2000 vitet që kanë kaluar. Këtë situatë epokale njerëzimi duhet ta presë me dinjitet, sepse duke e ditur se çfarë na pret, dëmet do jenë më të vogla dhe aq më tepër mungon hutimi dhe kaosi në këto situata të vështira, për të shmangur një kaos tepër të madh ekonomik dhe social, që do të preki pa tjetër shërbimin satelitor, raketat kozmike në lëvizje, avionët në fluturim, stacionet televizive, panelet e hidrocentraleve, ndërprerje të energjisë elektrike në zona të banuara dhe fabrika, ndërprerjen e ndërlidhjes elektronike, zjarret atmosferike që djegin sipërfaqe të gjera me pyje, kullota qendra banimi, që kanë për shkak Lenten Atmosferike që krijohet në kushte të caktuara gravitacionale, akujt polare do preken më shumë se vitet parakalues. Po kështu dhe tërmetet po e shtojnë frekuencën dhe intensitetin nga pak, deri më 30 tetor 2020. Mbas vitit 2025 fenomenet e acaruar do të shkojnë drejt normalizimit. Kjo është situatë epokale që do kalojë bota dhe njerëzimi. 

Zbulimi shekullor në fizikë…
DRITA 
Në teorinë e sotme drita konsiderohet edhe valë edhe lëndë, sepse ajo bashkëvepron me lëndën siç e ka shprehur në punimet e tij Ajnshtajni. Kjo ngeli për shumë vite e pa vërtetuar, por në vëzhgimet e kujdesshme të dy shkencëtarëve amerikanë, u gjet eksperimentalisht, se kur një yll i vëzhguar nga Toka në rrugën që ndërpritet nga Dielli, vazhdon të duket pak sa matanë tangjentes, sepse Dielli përkul rrezet e yllit si në figurë, duke lënë të kuptohet se rrezja e dritës deformohet nga graviteti i Diellit. U arrit në përfundimin se Ajnshtajni kishte të drejtë, drita bashkëvepron me lëndën, sepse ajo është edhe valë edhe lëndë. Mirëpo me T. Re të Big Bangut të zhvilluar bëhet tjetër shpjegim. Ku lind drita fillimisht? Ku e ka zanafillën ajo? Drita lind ose pëson rënien e lirë fillestare në shtresën fuzive të lëndëve të zeza kudo ato ndodhen, në qendër të yjeve, galaktikave, kuazareve, kometave me shkëlqim etj. Shtresa fuzive e lëndës së zezë, prejardhur nga Big Bangu, është e pa studiuar akoma. Vetitë e saj interesante hapin një dritare të re në shkence, por jo vetëm për dritën. Sipas T. Re drita nuk bashkëvepron me lëndën, ajo nuk përthyhet nga graviteti, ajo vetëm reflektohet ose shtyhet nga lënda si e tillë drita ka vetinë e anti/gravitetit. Këtu duhet ta kërkojmë anti/gravitetin në fizikë. Në qoftë se një ditë njeriu do realizojë motorin me reaksion fotonik, kjo do të jetë një arritje e skajshme. Aludojmë pak për fantazi. Si mund të realizohet raketa me turbinë fotonike? Më parë duhet të krijojmë në laborator lëndën e zezë, e cila do përdoret si “lënda djegëse” për turbinat fotonike. Kjo lëndë është shumë jetëgjatë, pra nuk kërkon furnizim me ciklikë. Por, këtë lëndë mund ta marrim edhe të gatshme në kometat e vogla me shkëlqim. Fantazia e kalon realitetin. 

E para – Pse T. Re thotë që drita nuk tërhiqet nga graviteti? Sepse ajo nuk do të dilte dot nga vatra ku lind ,sepse vatra ka gravitet shumë të lartë. Aty ajo vetëm shtyhet nga graviteti.

E dyta – Pse drita nuk përthyhet si në eksperimentin në figurë? Sepse me eksperimentin është konkluduar gabim. Ne e shohim yllin matanë linjës tangjentes, në pozicionin 2, nga refleksi që bëjnë gazrat e Diellit në shtresën skajore. Po të mos kishte këto gazra Dielli, nuk do ta shikonim yllin aspak në pozicionin 2. Këto gazra e bëjnë yllin më të zbehtë se sa ylli duket në pozicionin 1, para linjës tangjent me Diellin.

E treta – Një tjetër aspekt që vërteton shtytjen e dritës nga graviteti, është fenomeni që dallojmë tek kometat kur ato i afrohen Diellit. Kometat me ndriçim kanë në linjën e drejtë Diell – kometë një bisht drite në anën e kundërt me Diellin. Sa më e madhe të jetë koka e kometës, aq më i gjatë është bishti i saj. Me këtë teori bishti i dritës së kometave nuk është më enigmë si ka qenë deri tani. Midis Diellit dhe kometës krijohet një tirandë gravitacionale tërheqëse, e cila nuk e tërheq, por e shtyn dritën e kometës në sensin e kundërt me Diellin, duke e fokusuar në atë linjë. Ndodh i njëjti fenomen fizik me ajrin që fryn përballë fytyrës së një njeriu me flokë të gjatë që ia shtyn flokët mbrapa kokës sipas drejtimit që fryn ajri. Duken në figurë pozicionet e shtytjes të bishtit të dritës që varen nga pozicioni i vendndodhjes së kometës, qoftë kur i afrohet Diellit, qoftë kur i largohet. Ky është dhe shkaku i reflektimit të dritës në natyrë. D m th drita reflektohet vetëm se shtyhet nga lënda. Pra drita nuk është lëndë. Drita është veti e antilëndës. D m th ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me antilëndën, por me madhësi dhe fraksione tepër të vogla që hapin dritare të re për studim. Në qoftë se do të krijonim mundësinë e koncentrimit të antilëndës për ta përdorur atë, atëherë ne do të jemi të barazuar me Alienët e fantazisë shkencore. Nëse njiheni me raketat fantazëm të alienëve, se deri tani nuk kemi pasur kontakt me alienët. Ka kometa që e kanë bishtin e dritës me një hark në skaj. Kjo ndodh nga refleksi i dritës që bëhet me gazrat dhe pluhuri që lëshon kometa në rrugën e saj. Kjo përthyerje është gjithmonë për nga ana e Diellit sepse ato gazra dhe korpuskuli që lëshon kometa janë lëndë që tërhiqen nga dielli, por që reflektojnë dritën e kometës ashtu si reflektohet drita e yllit mbas tangjentes, nga shtresa gazore e skajshme e Diellit. Me Hënën, ylli nuk do të dukej mbas tangjentes me Hënën ashtu si e shikojmë mbas kalimit të tangjentes me Diellin sepse Hëna nuk ka atmosferë për të bëre refleksin e dritës. Eksperimenti me Hënën, duhet ta japë këtë rezultat. 
Sigal