Stuhi e fuqishme pritet të godasë natën e sotme Shqipërinë dhe Ballkanin

548
Reshje të shumta mund të bien sot në Ballkanin, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Bëhet fjalë për një stuhi të fuqishme me shira të rrëmbyer, e cila pritet të godasë detin Mesdhe dhe Afrikën e Veriut. Nga këto reshje do preket rajoni i Ballkanit dhe jugu i Italisë, siç duket edhe nga një hartë e postuar nga accuweather.com. Sipas të njëjtit burim pritet që ky rajon të goditet nga stuhi të forta ere dhe shiu ndërsa është konsideruar si një rajon me rrezikshmëri të lartë përmbytjesh. Shirat pritet të nisin në orët e vona të së mërkurës dhe pritet të variojnë nga 50 në 100 mm ndërsa në zona të caktuara do të shkojnë në 150 mm. Përmbytjet pritet të jenë të shumta ndërsa nuk përjashtohen rrëshqitjet e baltës. Përveç Sicilisë në Itali, rajonet më të prekura pritet të jenë Greqia dhe Shqipëria e jugut. Stuhia do të përfshijë gjatë së enjtes edhe veriun e Greqisë, Maqedoninë, Bullgarinë perëndimore dhe Serbinë. Zonat e caktuara me jeshile të errët shihen si me rrezik të lartë përmbytjesh. Stuhitë do të vazhdojnë deri të premten.
Sigal