Studiuesit tregojnë pse duhet të pini kafe

Studime të shumta shkencore tregojnë se konsumimi i moderuar i kafesë sjell përfitime, si për zemrën, trurin, arteriet, edhe për jetëgjatësinë.

E gjatë apo e shkurtër, kafeja është e mirë për shëndetin. Dy studime, një europian dhe një amerikan, të publikuar më 11 korrik në revistën Annals of Internal Medicine, përforcojnë idenë se konsumimi i një sasie të moderuar kafeje në ditë ka efekte mbrojtëse kundër patologjive të ndryshme.

Disa arsye të mira për të pirë kafe sipas përfundimeve të studimeve:
• Jeto më gjatë
• Parandalimi i kancerit
• Reduktimi i sëmundjeve kardio-vaskulare
• Më pak diabet i tipit II
• Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve neurodegjeneruese, si Parkinson apo Alzheimer