Studiuesit ngrenë alarmin: Këto ushqime rrisin shanset për fëmijë skizofrenë

683
Konsumi në sasi të madhe i proteinave të gjendura tek mishi, djathi dhe bishtajoret gjatë shtatzënisë rrit rrezikun që fëmija të zhvillojë
skizofreni më vonë gjatë jetës, sugjeron një studim i ri.
Shkencëtarët kanë zbuluar se “abuzimi” me aminoacidet e zakonshme, të gjendura gjithashtu tek peshku dhe produktet e bulmeti, si edhe
tek frutat e thata dhe drithërat – shkakton simptomat e skizofrenisë tek fëmija, shkruan shendeti.
Në studimin e parë të këtij lloji, shkencëtarët zbuluan se minjtë, nënat e të cilëve morën sasi të lartë të metioninës gjatë shtatzënisë, shfaqën sjellje të ngjashme me skizofreninë.
Hulumtuesit shkencorë shpresojnë se ky zbulim i ri të shërbejë për prodhimin e ilaçeve të reja kundër çrregullimeve psikike.
Sipas autorit kryesor të studimit, Amal Alachkar, nga Universiteti i Kalifornisë, studimi provon thënien, “jemi ajo çfarë nënat tona kanë ngrënë”.
Skizofrenia është një gjendje e rëndë afatgjate e shëndetit mendor, ku një person nuk është i aftë të ndajë mendimet dhe idetë nga realiteti.
Simptomat përfshijnë halucinacione, iluzione, mendime të ngatërruara dhe ndryshime në sjellje.

Çfarë është metionine?
Metionine është një aminoacid esencial – një nga blloqet ndërtuese të proteinës që ndihmon në krijimin dhe rigjenerimin e qelizave, që nuk
mund të prodhohen nga trupi kështu që shumica vjen nga ushqimet. Ajo është e nevojshme për rritjen dhe riparimin e indeve si dhe
ndihmon në zbërthimin e yndyrës në mëlçi dhe arterie.
Mungesa e metioninës mund të shkaktojë probleme me mëlçinë, humbje të masës muskulore, dobësi, letargji dhe vonesë në zhvillimin e
fëmijëve.
Sigal