Studimi/ Shqipëria në vend të dytë për emigrim masiv, 28% e popullsisë në 2015 kanë emigruar jashtë vendit

481
Sigal

Rreth 28% e shqiptarëve janë larguar nga shtëpitë e tyre në vitin 2015. Ky është raporti i publikuar nga  Forumi Ekonomik Botëror që e rendit Shqipërinë në vendin e dytë së bashku me Xhamajkën.

Në vendin e parë renditet Bosnja dhe Hercegovina, ku një e treta e personave që kanë lindur aty tashmë janë jashtë vendit të tyre.

Një studim i kohëve të fundit nga Agjencia e Kërkimve Pew duke përdorur të dhënat e OKB në 2015 tregon se nëntë vende kanë humbur një të pestën e popullsisë së tyre, që do të thotë 20% e popullsisë së këtyre vendeve janë larguar.

Ndërkohë, një në pesë të lindur në popullatën e Kazakistanit, Sirisë, Trinidad dhe Tobago, Maqedonisë dhe Portugalisë jetojnë në vende të tjera.

Në disa raste arsyeja është e qartë: Konflikti apo rreziku fizikë janë faktorët që detyrojnë njerëzit të largohen. Shumë të lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë u larguan në fillim të viteve 1990, kur shpërtheu edhe lufta.

Ka pasur të tjerë eksode, ku më i fundit është ai i popullit sirian, ku 22% ose 5 mln sirianë janë larguar që prej vitit 2011 kur filloi lufta civile.

Të tjerë lënë vendin e tyre duke kërkuar mundësi më të mira ekonomike.

Raporti argumenton se emigrimi mund të ketë efekte të rëndësishme demografik. Për shmebull shumë të rinj janë larguar nga Shqipëria, ndërsa emigrimi është më i zakonshëm në mesin e grupeve me arsim të lartë në Trinidad dhe Tobago.