Studimi/ Më mirë kafe apo birrë?

577
Kur bëhet fjalë për atë që pini, do të duhej të mendonit mirë sepse, sipas disa hulumtimeve të bëra nga shkencëtarët amerikanë, pijet mund të ndikojnë në gjene.

Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar që birra mund të ketë ndikim pozitiv në ADN, ndërsa kafeina negativ. Në të vërtetë, shkencëtarët zbuluan që konsumimi i kafeinës mund të shkurtojë telomeret, të cilat janë si kapakë mbrojtës në qelizat e ADN-së.

Megjithatë, shkencëtarët pohojnë që është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime sepse hulumtimet janë bërë në qelizat e mykut dhe që duhen vazhduar hulumtimet për të konstatuar nëse birra apo kafja do të kenë të njëjtin ndikim edhe në qelizat njerëzore.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që të dy llojet e pijeve, kur konsumohen me masë, kanë ndikim të shkëlqyeshëm në shëndet.

Parandalimi i trashjes
Edhe pse është kalorike, birra mund të ndihmojë në parandalimin e trashjes, nëse konsumohet me masë. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat, të cilat pinë 2 deri 3 gota birrë, kanë indeks më të ulët të masës trupore.

Shëndeti i eshtrave
2 gota birrë në ditë mund të ndihmojnë në parandalimin e zvogëlimit të masës eshtërore tek femrat të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë.
Parandalimi i diabetit

3 deri 4 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e diabetit për 7 për qind dhe zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e rezistencës ndaj insulinës.

Shëndeti i zemrës
2 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e sulmit në zemër për 11 për qind. Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se cila është arsyeja e zvogëlimit të rrezikut, por besohet që për këtë kanë merita veçoritë antioksidative të kafes.
Sigal