Studimi/ Ja si ndihen adoleshentët shqiptarë me jetesën e tyre

455
Të rinjtë nga shtetet më të pasura në botë zakonisht janë ata që raportojnë se kanë nivel më të lartë kënaqësie në jetën e tyre. Por, të dhënat e mbledhura nga raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit tregojnë se të rinjtë në shtetet jo shumë të zhvilluara kanë shfaqur një përqindje të lartë të faktit që janë të kënaqur më jetën e tyre.
Sipas hartës së përpiluar, të rinjtë në Shqipëri shfaqin nivel të lartë sadisfaksioni, mbi 90 %, për të dy gjinitë e intervistuar. Të rinjtë (15 vjeçarë) shqiptarë shfaqen jo vetëm më mirë se bashkëmoshatarët në rajon (në të dy gjinitë), por në rastin e intervistimit të femrave edhe më mirë se disa vende evropiane si Italia, Franca, Gjermania. Arsyet e studimit nuk specifikohet, teksa atyre u adresohet pyetja se sa të kënaqur jeni me jetën tuaj, të ndarë në një përshkallëzim, por mbase adoleshentët shqiptarë kënaqen me pak, krahasuar me moshatarët evropianë. Në këtë studim janë anketuar 220 mijë njerëz nga 42 shtete të ndryshme në Evropë.
Sigal