Studimi: Gjenet përcaktojnë suksesin e femrave në dashuri

578
Duke studiuar gjenet e 150 studentëve, ekspertët kanë zbuluar se femrat, të cilat kanë gjene të shumëllojshme kanë edhe më shumë partnerë gjatë jetës së tyre, pra i ndërrojnë ata. Shkencëtarët nuk e dinë të sigurt, se pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk e dinë saktë, nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo, nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i kanë këto gjene. Sido që të jetë, ky studim shpjegon, pse disa femra në asnjë mënyrë nuk mund të krijojnë lidhje afatgjatë me një mashkull.
Sigal