Studim: A duhet të mbani kontakt me ish-partnerin tuaj?

579
Hmmm…
Një studim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin të çliron nga stresi i shkaktuar nga ndarja. 
Studimi i universitetit u realizua me më shumë se 137 çifte të sapondarë, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e takimit të tyre.
Nga rezultatet e botuara në “Journal of Social and Clinical Psychology” 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas ndarjes. Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta dhe mes atyre që nuk kishin asnjë kontakt.
Sipas studimit rezulton se gjendja mendore, shpirtërore dhe emocionale e atyre që kishin pasur kontakte me ish- partnerët, ishte më e mirë se e të tjerëve.
Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarje.
Sigal