Studentët që gjuajtën me vezë Ramën: Më 11 nëntor jemi para Kryeministrisë!

500
Studentët që gjuajtën me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama kanë deklaruar se nuk do të ndalen në nismën e tyre. I njëjti grup iniciator i incidentit ka paralajmëruar se më datë 11 nëntor do të zhvillojnë një protestë para Kryeministrisë. Qëllimi kryesorë i kësaj proteste është dhuna policore ndaj studentëve ditën e incidentit, si dhe kauzën kryesore kundër reformës në arsim. “Ne jemi: ‪#‎Kundër‬ dhunimit policor e kryeministror të studentëve në mjediset universitare. #Kundër dhunimit dhe metodave shantazhuese ndaj studentëve në komisariate. #Kundër dhunimit psikologjik, mohimit të së drejtës për mjek dhe avokat. #Kundër rritjes dhunuese të tarifave për studentët në bachelor dhe master. #Kundër reformës së dhunshme në arsim. #Kundër reformave dhunuese qeveritare në shoqëri. Ftojmë të gjithë studentët, pedagogët, familjarët, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të indinjuar prej veprimeve monstruoze të pushtetit të bashkohen në marshimin tonë protestues, për të thënë se NE nuk kemi më frike dhe jemi të BASHKUAR rreth kauzës për Arsim Publik për të Gjithë”, kanë shkruar ata në rrjetin social dhe në faqen e tyre Lëvizja për Universitetin.
Sigal