Studentët protestë para Kryeministrisë, reagon për herë të parë Ministria e Arsimit

653
Pas protestës së ‘Lëvizjes së Universiteteve’ ku studentët kërkonin përgjysmim të tarifës së shkollimit, vjen reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Në një reagim për mediat ministria e Arsimit deklaron se nuk ka pasur rritje të tarifave të shkollimit, siç pretendojnë studentët, duke shtuar faktin se ato janë të njëjta që prej 4 vitesh.
REAGIMI I MINISTRISE
Nisur nga protesta e studentëve para kryeministrisë, ju sqaroj se:
1.Nuk ka rritje tarifash për nivelin e parë të studimeve, ato janë të njëjta të paktën 4 vitet e fundit për studentët në universitete publike. Por gjithsesi në kuadër të autonomisë universitare këto tarifa nuk vendosën më nga qeveria por nga vetë universitetet. (Bashkëngjitur tabela e tarifave për universitetin e Tiranës)
2.Çdo universitet vendos vetë politikat që ndjek për sa i përket studentëve ngelës, të cilët nuk paguajnë tarifë të dyfishtë kur ngelin dhe përsërisin vitin. Por në rast të mos marrjes së një provimi disa herë, gjë e cila shton koston për universitetin, aplikohet një tarifë minimaliste që e vendos universiteti. Studentët që nuk performojnë nuk mund të kthehen në kosto për studentët që dëshirojnë të përfundojnë studimet.
3.Certifikimi i gjuhës së huaj nga institucionet ndërkombëtare vetëm për nivelin ‘master shkencor’ është vendosur që në vitin 2010. Certifikimi i gjuhës së huaj nga institucionet ndërkombëtare është parë si mundësi që çdo student që diplomohet të jetë konkurrues në tregun e punës jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, dhe për të pasur aftësi më të mira ndërveprimi.
4.Vendimmarrja për godinën e fakultetit Gjeologji- Miniera i përket vitit 2014 nga qeveria ku ndër të tjera studentëve u është premtuar se do të jenë pjesë e godinës.


Sigal