Sigal

Vijon për të tretën ditë rradhazi ngujimi i studentëve brenda auditorëve të fakulteteve. Studentët duken  të mbuluar me batanije, ndërkohë që  ngujimi i tyre ka vazhduar pa ndërprerje.

Mësohet se me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime.

Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen deri ditën e nesërme. Ndërkohë, që këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.